Hapet thirrja për mbështetjen StartUp-eve / Aplikimet nga 16 Maji, hapat që duhet të ndjekin aplikantët
Çdo individ që ka një ide inovative për të ngritur një StartUp do të mund ta kthejë atë në realitet përmes financimeve te qeverisë. Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, njofton se aplikimet hapen më datën 16 Maj dhe të interesuarit do të mund të konkurrojnë me idenë e tyre deri më 5 Qershor. Por cilat janë hapat për tu bërë fitues i mundshëm i një granti start-up apo lehtësuesi?
Fillimisht individët e interesuar vetëdeklarohen si startup ose lehtësues në portalin e-Albania. Më pas pajisen me pasaportën e startup-it apo lehtësuesit. Hapi i tretë është aplikimi në ëebsiten e Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ku dhe behën me dije kriteret dhe mënyra e aplikimit. Tre do të jenë kategoritë e aplikimeve. Start-up et që janë ende të paregjistruara do të përfitojnë 1.5 milionë lekë grant.
Startup-et që janë në fazë zhvillimi dhe që kanë deri në një vit operim aktiviteti, do të përfitojnë 3 milionë lekë në formë granti dhe StartUp-et që kanë nga 1 vit deri në 5 vjet të regjistruara do të përfitojnë 5 milionë lekë grant. Dhe në fund, pas dy javëve nga përfundimi i afatit të aplikimeve, shpallen fituesit e ideve më të mira inovative që do të mbështeten. Kjo iniciativë përveç se sjell inovacion ndihmon edhe në vetëpunësimin e shumë individëve dhe nxitjen e punësimit në palët e treta.
Elisabeta Dosku / SCAN

Presidenti dhe kryeministrja e Finlandës shpallin aplikimin zyrtar për t'u anëtarësuar në NATO – Turqia paralajmëron se mund të vërë veton
Presidenti dhe qeveria e Finlandës njoftuan se vendi nordik synon të aplikojë për anëtarësim në NATO, duke i hapur rrugën aleancës ushtarake perëndimore prej......

Rritja e çmimeve rimëkëmb gjigandin e naftës – Armaco raporton rritje të fitimeve me 80%
Gjigandi i naftës Aramco raportoi një rritje prej më shumë se 80% në fitimin neto, duke kaluar në krye të pritjeve të analistëve dhe duke vendosur një rekord......

MB: Rusia ka humbur një të tretën e forcës së saj fillestare tokësore / Zyrtari i NATO-s i bindur për Finlandën, Suedinë
Rusia ka humbur rreth një të tretën e forcës së saj fillestare luftarake tokësore që pushtoi Ukrainën, sipas inteligjencës britanike. Një përditësim nga......

Aeroporti i Dubait regjistron 13.6 milionë pasagjerë në tremujorin e parë të vitit - Linja ajrore Emirates, e goditur nga rritja e çmimeve të karburantit ngushton humbjet
Linja ajrore e Dubait Emirates ngushtoi humbjet e saj në 1.1 miliardë dollarë në vit deri në mars, edhe pse rritja e kostove të karburantit të avionëve......

Raporti: Ndotja e ajrit vazhdon të kërcënojë shëndetin e njerëzve në Evropën Juglindore
Ndotja e ajrit vazhdon të jetë një shqetësim kryesor shëndetësor në Evropën Juglindore, ku përqendrimet e PM2.5 (grimcat e imta) janë shumë më të larta se......

Fitoi një kontratë me NASA-n / Kompania e makinave elektrike raporton mungesë parash pas humbjeve të vazhdueshme
Kompania e automjeteve elektrike, e cila kohët e fundit fitoi një kontratë të NASA-s për të furnizuar një version modern të "Astrovan" për të transportuar......

Bordi i Transparencës – Rritet nafta dhe benzina, ulet çmimi i gazit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është bërë me dije se Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e......

SCAN nis një fazë të re! - Nga e hëna, 16 maj, me imazh të ri
Për më shumë se një dekadë, SCAN TV i ka shërbyer publikut si burimi i parë dhe i vetëm televiziv dedikuar ekonomisë. Tashmë, ne nisim një fazë e re, duke......