Embargo e naftës ruse, brenda majit - Komisioni Europian duket se ka bindur vendet e Europës Lindore
Bashkimi Europian synon të bjerë dakord për një embargo me faza për naftën ruse brenda këtij muaj, pavarësisht shqetësimeve për furnizimin në Europën Lindore, deklaruan katër diplomatë dhe zyrtarë, duke hedhur poshtë zërat për një vonesë ose zbutje të propozimeve.
Varësia nga nafta ruse në Bullgari, Republikën Çeke, Hungari dhe Sllovaki përbën pengesën më të madhe për një marrëveshje embargo që Komisioni Europian propozoi në fillim të majit në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. Megjithatë, diplomatët dhe zyrtarët thanë se ishin optimistë për një marrëveshje, edhe pse presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen është përpjekur për të bindur kryeministrin hungarez Viktor Orban, kritizerin më të madh të embargos së propozuar.
"Do të ketë një marrëveshje," tha një diplomat i lartë i BE-së, duke vënë në dukje se kishte fleksibilitet në nivelet e propozuara të tranzicionit dhe investimeve për vendet që mbështeten në naftën ruse, të cilët do të duhet të gjejnë burime të tjera furnizimi. Një diplomat tjetër i lartë tha se marrëveshja ishte e mundur që të hënën kur ministrat e Jashtëm të BE do të takohen në Bruksel.
Një diplomat i tretë tha se kishte një mundësi për një marrëveshje më vonë gjatë javës. "Kjo do të vendoset në nivelin më të lartë politik, midis Budapestit dhe Brukselit. Unë jam optimist," tha diplomati.
Ndërsa shumica e shteteve të BE-së do të duhet të zbatojnë plotësisht një embargo ruse të naftës deri në fund të vitit, Hungaria ka marrë tashmë premtimin për një përjashtim deri në fund të vitit 2024, ndërsa përjashtimi për Sllovakinë dhe Republikën Çeke do të jetë deri në mesin e 2024.
SCAN

Pagesa e gazit rus - Komisioni Europian i qëndron udhëzimeve të tij
Komisioni Europian i qëndron udhëzimit të mëparshëm se si kompanitë e BE-së mund të paguajnë për gazin rus pa thyer sanksionet ndaj Rusisë dhe është në kontakt......

Cilat janë zonat që na mbajnë me vaj ulliri? - Prodhohet 20 mijë ton në vit, importin e dominojnë vetëm dy shtete
Vendi ynë prodhon afro 100 mijë ton ullinj në vit dhe afro 20 mijë ton vaj ulliri edhe pse mundësitë dhe kapacitetet janë më të larta, për shkak se afro gjysma......

Hapet thirrja për mbështetjen StartUp-eve / Aplikimet nga 16 Maji, hapat që duhet të ndjekin aplikantët
Çdo individ që ka një ide inovative për të ngritur një StartUp do të mund ta kthejë atë në realitet përmes financimeve te qeverisë. Ministri i Shtetit për......

Presidenti dhe kryeministrja e Finlandës shpallin aplikimin zyrtar për t'u anëtarësuar në NATO – Turqia paralajmëron se mund të vërë veton
Presidenti dhe qeveria e Finlandës njoftuan se vendi nordik synon të aplikojë për anëtarësim në NATO, duke i hapur rrugën aleancës ushtarake perëndimore prej......

Rritja e çmimeve rimëkëmb gjigandin e naftës – Armaco raporton rritje të fitimeve me 80%
Gjigandi i naftës Aramco raportoi një rritje prej më shumë se 80% në fitimin neto, duke kaluar në krye të pritjeve të analistëve dhe duke vendosur një rekord......

MB: Rusia ka humbur një të tretën e forcës së saj fillestare tokësore / Zyrtari i NATO-s i bindur për Finlandën, Suedinë
Rusia ka humbur rreth një të tretën e forcës së saj fillestare luftarake tokësore që pushtoi Ukrainën, sipas inteligjencës britanike. Një përditësim nga......

Aeroporti i Dubait regjistron 13.6 milionë pasagjerë në tremujorin e parë të vitit - Linja ajrore Emirates, e goditur nga rritja e çmimeve të karburantit ngushton humbjet
Linja ajrore e Dubait Emirates ngushtoi humbjet e saj në 1.1 miliardë dollarë në vit deri në mars, edhe pse rritja e kostove të karburantit të avionëve......

Raporti: Ndotja e ajrit vazhdon të kërcënojë shëndetin e njerëzve në Evropën Juglindore
Ndotja e ajrit vazhdon të jetë një shqetësim kryesor shëndetësor në Evropën Juglindore, ku përqendrimet e PM2.5 (grimcat e imta) janë shumë më të larta se......