Finlanda dhe Suedia proces të përshpejtuar anëtarësimi në NATO!
NATO-ja do të bëjë çmos që Finlanda dhe Suedia të kalojnë përmes një procesi të përshpejtuar anëtarësimi, tha për DW zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoana.
Sipas Mircea Geoana Finlanda dhe Suedia janë tashmë dy nga partneret më të afërta të NATO-s. "Nuk ka nevojë të përmendet procesi i shkëlqyer demokratik, aftësitë e nivelit të lartë të ushtrive të këtyre vendeve si dhe fakti që të dyja vendet kanë një nivel shumë të lartë ndërveprimi me NATO-n. Ato do t'i shtonin vlerë sigurisë së tyre, sigurisë sonë dhe në përgjithësi sigurisë së komunitetin transatlantik”, tha ai.
Partia në pushtet e Suedisë mbështet ofertën e anëtarësimit në NATO
Social-Demokratët që janë në pushtet në Suedi theksuan se mbështesin anëtarësimin e vendit në NATO. Me qëndrimin pro ndaj anëtarësimit në NATO social-demokratët krijojnë një shumicë të madhe në parlamentin suedeze në favor të anëtarësimit. Pas pushtimit rus të Ukrainës Partia Social-Demokrate suedeze hoqi dorë nga dekada të tëra kundërshtimi ndaj anëtarësimit në NATO.
Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, do të kërkojë në parlament të hënën (16.05) mbështetje të gjerë për kërkesën për t'u anëtarësuar në NATO. Anderson tha në një konferencë shtypi, se është e bindur se në Riksdag ka një mbështetje të gjerë parlamentare për kërkesën e Suedisë për anëtarësim.
Finlanda gati kërkesën për anëtarësim në NATO
Po të dielën, fqinji dhe aleati i ngushtë i Suedisë Finlanda konfirmoi se do të bënte kërkesë për anëtarësim në NATO. Të dyja vendet qëndruan neutrale për dekada, por pushtimi rus i Ukrainës i ndryshoi ndjenjat e popullsisë në këto vende sa i përket sigurisë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg nuk pret ndonjë vonesë për shkak të rezervave të Turqisë. Turqia ka bërë të qartë, se nuk do ta bllokojë antarësimin e Finlandës dhe të Suedisë në aleancë, tha Stoltenberg në përfundim të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Berlin. "Ndaj kam besim, që sa u përket rezervave të shprehura nga Turqia, ne do të mund të veprojmë në atë mënyrë që të mos ketë vonesa në procesin e antarësimit", tha Stoltenberg, i cili për shkak të një infeksioni mori pjesë përmes video-konferencë në këtë takim.
Ministri i Jashtëm turk: Suedia provokon
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu vlerësoi në Berlin qëndrimin pajtues të Finlandës, por kritikoi Suedinë për deklarata "provokuese" gjatë bisedimeve në Berlin. "Deklarimet e ministres së Jashtme suedeze për fat të keq nuk janë konstruktive. Ajo vazhdon të bëjë vërejtje provokuese", tha Çavusoglu para gazetarëve. Ministri përdori tone pajtuese në adresë të Finlandës, që në sfondin e "rezervave të Ankarasë ka mbajtur qëndrim me respekt", tha ai. "Ndërsa nuk shohim të njëjtin qëndrim në Suedi", theksoi ai.
Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan i kritikoi të dyja vendet. Ato shërbejnë si një "strehë e sigurt për terroristët e PKK-së", partisë kurdë të punëtorëve, që si nga Turqia ashtu edhe nga Bashkimi Europian dhe SHBA është përfshirë në listën e zezë të organizatave terroriste. DW
E . S / SCAN

Java nis pozitivisht për Dollarin dhe Frangën ndërsa Paundi humbet pikë!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi në raport me javën e kaluar ka fituar sërish pikë teksa blihet mëngjesin e sotëm me 115.2 lekë dhe......

Korea e Jugut i vjen në ndihmë Koresë së Veriut – “Nuk do të kursejmë asnjë suport nëse i përgjigjen mbështetjes sonë"
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol tha të hënën se vendi nuk do të kursejë asnjë ndihmë për Korenë e Veriut, pasi kombi i izoluar lufton me një......

Ndjesia e konsumatorit në SHBA - I afrohet nivelit më të ulët të 11 viteve. Çmimet mujore të importit, të pandryshuara
Treguesi i ndjesisë së konsumatorit në SHBA ra në nivelin më të ulët në gati 11 vjet në fillim të majit, ndërsa shqetësimet për inflacionin vazhduan, por......

Embargo e naftës ruse, brenda majit - Komisioni Europian duket se ka bindur vendet e Europës Lindore
Bashkimi Europian synon të bjerë dakord për një embargo me faza për naftën ruse brenda këtij muaj, pavarësisht shqetësimeve për furnizimin në Europën Lindore,......

Pagesa e gazit rus - Komisioni Europian i qëndron udhëzimeve të tij
Komisioni Europian i qëndron udhëzimit të mëparshëm se si kompanitë e BE-së mund të paguajnë për gazin rus pa thyer sanksionet ndaj Rusisë dhe është në kontakt......

Cilat janë zonat që na mbajnë me vaj ulliri? - Prodhohet 20 mijë ton në vit, importin e dominojnë vetëm dy shtete
Vendi ynë prodhon afro 100 mijë ton ullinj në vit dhe afro 20 mijë ton vaj ulliri edhe pse mundësitë dhe kapacitetet janë më të larta, për shkak se afro gjysma......

Hapet thirrja për mbështetjen StartUp-eve / Aplikimet nga 16 Maji, hapat që duhet të ndjekin aplikantët
Çdo individ që ka një ide inovative për të ngritur një StartUp do të mund ta kthejë atë në realitet përmes financimeve te qeverisë. Ministri i Shtetit për......

Presidenti dhe kryeministrja e Finlandës shpallin aplikimin zyrtar për t'u anëtarësuar në NATO – Turqia paralajmëron se mund të vërë veton
Presidenti dhe qeveria e Finlandës njoftuan se vendi nordik synon të aplikojë për anëtarësim në NATO, duke i hapur rrugën aleancës ushtarake perëndimore prej......