Pensionet, praktika për njohjen e viteve të punës - Specialistja e ISSH-së, Afroviti Dhuci: Janë reduktuar proceset gjyqësore

Njohja automatikisht e viteve të punës për efekt pensioni, për 72 ish-kooperativa bujqësore ka reduktuar ndjeshëm numrin e gjyqeve. Afroviti Dhuci, specialiste në Institutin e Sigurimeve Shoqërore sqaron praktikën që ndiqet kur nuk disponohet dokumentacioni i vjetërsisë në punë, kur konstatohet i munguar i gjithë dokumentacioni për sektorë apo fshatra të veçanta si edhe për ato ish-kooperativa të fshatrave apo sektorëve për të cilët disponohen vetëm 1 apo 2 regjistra.
Kështu, të gjithë që kanë punuar në këto ish-kooperativa bujqësore, por që s’kanë asnjë dokument për ta provuar këtë nuk e kanë më të nevojshme që të përplasen dyerve të gjykatës për të kërkuar të drejtën që iu takon. Çdo vit pune llogaritet për efekt pensioni. Pragu është mosha 15 vjeç, pasi gjatë kohës së diktaturës, puna niste menjëherë pas përfundimit të arsimit bazë. Nga studio e emisionit “Box to Box” Dhuci u ndal edhe tek kushtet që duhet të përmbushen dhe dokumentet që duhet të dorëzohen përmes shërbimit postar. Aplikimet bëhen në portalin E-Albania. Për periudhën përpara dhjetorit të 2011 kërkesa për vërtetimin e periudhës kontributive shqyrtohet pranë drejtorisë së Arkivave, ndërsa prej janarit të 2012-s vërtetimi gjenerohet automatikisht, pasi të dhënat janë në sistem.
Janë mbi 15 mijë pensionistë të cilët dalin çdo vit në pension. Prej fillimit të këtij muaji kanë ndryshuar edhe kushtet e daljes në pension si edhe portofoli i sigurimeve. Konkretisht për gratë mosha e daljes në pension këtë vit është 61 vjeç e 8 muaj, ndërsa për burrat vijon të jetë 65 vjeç. Sa i takon viteve të punës, për të përfituar pension të plotë duhet që qytetarët të kenë 38 vite e 4 muaj periudhë kontributive.
Ada Hazizolli / SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

“Rrëzohet” miti i bujarisë për shqiptarët - Jemi ndër të fundit në botë për dhurimin e kohës vullnetare
“Fondacioni i ndihmës dhe bamirësisë” (Charities Aid Foundation), ka publikuar së fundmi të dhënat e një studimi të kryer në vitin 2023 përsa i përket indeksit......

Hapet dega e kolegjit të Europës në Tiranë – Manastirliu: Qeveria do të financojë deri në 5 bursa për studentët shqiptar
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu pas mbledhjes së qeverisë ka njoftuar se vendi ynë tashmë do të ketë një degë të re, ajo e kolegjit të......

Bonot e thesarit, rritje të papërfillshme në 3.44% - Emetime shumë të larta nga Qeveria, por prani e ulët investitorësh edhe këtë javë
Interesat e bonove të thesarit kanë shënuar këtë javë një rritje minimale, pavarësisht se emetimet nga Qeveria janë shumë të larta. Në ankandin e kësaj jave,......

Hong Kong nuk mban më rekordin për jetëgjatësinë - Japonezët regjistrojnë cilësinë më të lartë të jetesës
Banorët e Hong Kongut nuk mund të mburren më me jetëgjatësinë në botë, duke ia dorëzuar kurorën Japonisë, pasi COVID-19 dhe stresi i përgjithshëm rëndojnë......

Kredi me 0% interes për qiramarrësit që u dolën pronarët - Zbardhet plani i Qeverisë për strehimin e familjeve që humbën shtëpitë nga Akti i vitit 2012
Pas mjekëve, ushtarakëve, policëve, duket se në 2024 do të jetë radha e banorëve që janë nxjerrë nga shtëpitë e pronarëve ku jetonin me qira, për të përfituar......

CEO-t, më optimistë për ekonominë globale - Çelësi i suksesit, reformimi në shkallë të gjerë
Më shumë drejtues po ndihen më optimistë për sa i përket ekonomisë globale, por një numër në rritje nuk mendojnë se kompanitë e tyre nuk do të mbijetojnë......

Denaj inspekton punimet në kanalin ujitës në Rrogozhinë - Përfundon në 8 muaj, shërben për ujitjen e rreth 8,000 ha tokë bujqësore
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë inspektuar nga afër punimet në kanalin ujitës në......

Rimbursim i TVSH-së dhe paga më dinjitoze - Rama prezanton masat mbështetëse për biznesin fason
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në ambientet e “Shtëpisë së Biznesit” te Piramida, me përfaqësuesit e shoqatës së industrisë me material......