Pensionet, 10% më shumë/ Partia Mundësia propozon rritje të përvitshme të pensioneve
Partia Mundësia, përfaqësuar nga Agron Shehaj, ka premtuar një rritje të pensioneve me 10% çdo vit, përgjatë një mandati katërvjeçar. Ky premtim synon të përmirësojë mirëqenien e pensionistëve dhe të kompensojë inflacionin e viteve të fundit që ka ndikuar negativisht në fuqinë blerëse të kësaj shtrese.
Indeksi i realizueshmërisë
Por, sa i realizueshëm është ky premtim? Për ta vlerësuar, kemi analizuar pesë indikatorë kryesorë:
1–Kostoja financiare
Në Shqipëri janë mbi 600 mijë përfitues nga skema e pensioneve. Rritja me 10% në vit për të gjithë do të thotë një rritje graduale të shpenzimeve publike. Sipas përllogaritjeve të bëra nga vetë Partia Mundësia, për vitin e parë, një rritje mesatare prej 10% për çdo pensionist do t’i kushtonte shtetit rreth 100 milionë euro në vit. Kjo shumë do të rritej çdo vit me rritjen e mëtejshme të pensioneve, duke kërkuar një mbështetje të fortë nga buxheti i shtetit ose nga reforma në sistemin e kontributeve dhe taksave. Ndërkohë sipas përllogaritjeve të SCAN TV, kostoja bazuar në indeksimin e vitit 2024 do të vlerësohej në 166 milionë euro në vit.
2–Afati i zbatimit
Zbatimi i kësaj mase mund të bëhet lehtësisht në mënyrë progresive gjatë një mandati, nëse mbështetet nga buxheti i shtetit dhe ruhet rritja ekonomike. Sidoqoftë, në periudha krize ekonomike ose ulje të të ardhurave fiskale, mund të bëhet i vështirë ruajtja e këtij ritmi rritjeje. Qeveritë e kaluara kanë bërë rritje më të vogla dhe të kujdesshme, shpesh jo të përvitshme, për të mos ndikuar negativisht në qëndrueshmërinë e skemës.
3–Eksperienca e qeverive të kaluara
Rritja e pensioneve në Shqipëri ka qenë në shumicën e rasteve modeste dhe jo të rregullta. Ka pasur raste ku nuk ka pasur rritje për disa vite me radhë, apo rritje simbolike që nuk kanë përballuar inflacionin real. Një rritje 10% çdo vit do të ishte një ritëm i pazakontë për mënyrën sesi është menaxhuar skema deri më tani, dhe do të kërkonte një qasje të re në menaxhimin e burimeve.
4–Ndikimi ekonomik
Një rritje e tillë do të rriste konsumin e brendshëm për shkak të fuqisë blerëse më të lartë të pensionistëve. Kjo mund të ketë një efekt pozitiv në sektorët e tregtisë dhe shërbimeve. Por nga ana tjetër, mund të ushtrojë presion mbi deficitin buxhetor, veçanërisht nëse nuk shoqërohet me reforma që shtojnë të ardhurat publike. Rritja e shpenzimeve pa mbështetje të qëndrueshme mund të cenojë stabilitetin fiskal afatgjatë.
5–Ndikimi social
Ky premtim do të kishte një ndikim të madh pozitiv për shtresën e pensionistëve, që është një nga më të rrezikuarat nga varfëria dhe inflacioni. Përmirësimi i të ardhurave mujore do të ndihmonte në përballimin e shpenzimeve bazë dhe do të rriste ndjesinë e sigurisë ekonomike për mijëra familje. Do të ishte gjithashtu një hap në drejtim të rritjes së dinjitetit social të kësaj shtrese.
Sondazh

Sa të favorshme janë normat e interesit? - BSH: Në shkurt, me rënie për depozitat në lekë. Ato në euro u rritën në 1.22%
Pas një rritjeje të konsiderueshme në fillim të vitit, normat e interesit për depozitat nuk kanë qenë mjaft të favorshme në shkurt. Sipas raportit të......

“Të gjithë në “radhë” për marrëveshje me BE-në” - Von der Leyen thekson stabilitetin e Evropës mes tensioneve globale
Shtetet janë të gatshme të punojnë me partnerë të besueshëm tregtarë në Evropë, pasi tarifat tregtare të përgjithshme të Presidentit të Shteteve të Bashkuara......

Dita e tokës, fokusi te energjia e rinovueshme - Musaj: Nevojë për më shumë përpjekje për të garantuar një mjedis të shëndetshëm
Me temë “Është fuqia jonë, është planeti ynë”, Dita e Tokës për vitin 2025 e vendos fokusin te energjia e rinovueshme dhe zëvendësimi gradual i karburanteve,......

Në një muaj shpallen mbi 1600 vende pune - Nga punëtorët e krahut, te inxhinierët. Çfarë kërkon tregu?
Tregu i punës në Shqipëri vazhdon të përballet me një kontrast të forte, ku nga njëra anë papunësia, dhe nga ana tjetër qindra vende pune që mbeten bosh.......

Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë- BSH: Vitin e kaluar u shtuan me 9% krahasuar me 2023
Pothuajse në çdo rajon të Shqipërisë ka pasur bankomatë të rinj gjatë vitit të kaluar. Kryeqyteti, Tirana, kryeson me numrin më të madh të bankomateve, por......

Hapen më shumë subjekte dhe mbyllen më pak - Në tre muajt e parë, u regjistruan 3966 biznese të reja në kryeqytet
Viti 2025 ka nisur pozitivisht sa i përket subjekteve të reja në kryeqytet. Referuar të dhënave të Open Data Tirana, në tremujorin e parë të këtij viti janë......

“Do të forcojmë sigurinë ushqimore” Berisha: Agjencia do ketë të gjithë kompetencat ekzekutive dhe laboratorë modernë
Gjatë një takimi ku u diskutua për sigurinë ushqimore në vend, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh për një reformë të thellë të këtij......

FMN-BB, tarifat në fokus - Bisedimet për masat tregtare do të dominojnë takimet mes palëve
Qindra udhëheqës globalë të financave do të mblidhen në Uashington këtë javë, secili me një mision të vetëm dhe me një pyetje në mendje: Me kë mund të flas......