“Do të forcojmë sigurinë ushqimore” Berisha: Agjencia do ketë të gjithë kompetencat ekzekutive dhe laboratorë modernë
Gjatë një takimi ku u diskutua për sigurinë ushqimore në vend, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh për një reformë të thellë të këtij sektori. Sipas tij, jo vetëm që siguria ushqimore duhet të jetë çështje e sigurisë kombëtare, por duhet të jetë edhe sektor qendror.
Kjo agjenci do të ketë të gjitha kompetencat ekzekutive. Ky institucion duhet të dalë jashtë çdo politizimi. Vartësia mund të jetë e kryeministrit, e parlamentit, por ky është institucion qendror për shtetin dhe për kombin. Laboratorët e tij duhet të jenë laboratorët më modernë. Dhe unë u garantoj se do të dy-trefishojmë buxhetin në këtë fushë. Po, nuk ka asgjë më serioze.
Sipas Berishës, ligji duhet të parashikojë që asnjë produkt që nuk shitet në dy vende të BE dhe që ka përdorim në bujqësi të mos hyjë në Shqipëri.
Jo. Unë nuk them se bota tjetër është e pasigurt, por Europa është më e sigurt. Unë i ndjek dhe konstatohet se Europa në këtë aspekt është më e sigurt. Është më e kushtueshme, por ia vlen. Kjo është për sigurinë. Ndaj dhe përveç kësaj, ne sigurisht jemi për liberalizimin e tregut, por laboratorët shtetërore të përgjegjësisë direkte zyrtare do të jenë të pajisur dhe nuk do të ndodhë...
Në vijim Berisha shtoi se do të ketë kushte të përshtatshme, të kontrolluara në të gjitha pikat e hyrjes në doganat në Shqipëri, të cilat janë të domosdoshme dhe që sot pothuajse ekzistojnë formalisht, ose nuk ekzistojnë. Sipas tij, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe binjakëzimi me agjencitë prestigjioze është shumë i domosdoshëm.
Sondazh

FMN-BB, tarifat në fokus - Bisedimet për masat tregtare do të dominojnë takimet mes palëve
Qindra udhëheqës globalë të financave do të mblidhen në Uashington këtë javë, secili me një mision të vetëm dhe me një pyetje në mendje: Me kë mund të flas......

Greqia “kërkon” punonjës Sezoni turistik fillon me 80,000 vende të lira pune
Sezoni turistik i këtij viti në Greqi fillon me të paktën 80,000 vende të lira pune, sipas vlerësimeve nga punonjësit dhe nga punëdhënësit e......

“Do të rrisim moshën për check up falas” - Rama në Gjirokastër: Hoqëm “tavanin” e pensioneve. Rritje reale
Kryeministri, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi me pensionistë në qytetin e Gjirokastrës deklaroi se do të rritet mosha......

Arabia Saudite "pushton" importet shqiptare/ Serbia dhe Maqedonia e Veriut humbasin terren për produktet 'Made in Albania'
Tregtia e jashtme në tremujorin e parë të 2025 ka pësuar luhatje të forta me partnerët kryesorë të Shqipërisë, duke reflektuar ndryshime interesante në......

Mashtrimet aziatike me vlerë 35 miliardë euro - OKB paralajmëron: Po përhapen në të gjithë botën!
Grupet transnacionale të krimit të organizuar në Azinë Lindore dhe Juglindore po përhapin operacionet e tyre fitimprurëse të mashtrimit në të gjithë globin......

Doganat, 1.2 milionë euro gjoba ndaj bizneseve - 33 referime në prokurori, rriten rastet e kontrabandës
Administrata doganore ka konstatuar një sërë shkeljesh në qarkullimin e mallrave dhe bizneseve përgjatë vitit 2024. Të dhënat zyrtare nga ky institucion......

A mundet Trump ta shkarkojë Powell nga Fed?
Presidenti Donald Trump ka vazhduar sulmin e tij verbal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për shkak të refuzimit të Fed për të ulur më tej......

Procesi misterioz i zgjedhjes së kreut të ardhshëm të kishës - Cilët janë pretendentët për të zëvendësuar Papa Françeskun?
Pas një periudhe zie nëntë-ditore dhe funeralit për Papa Françeskun, i njohur si Novendia, Kisha Katolike do të organizojë konklavën e radhës. Procesi......