Sa të favorshme janë normat e interesit? - BSH: Në shkurt, me rënie për depozitat në lekë. Ato në euro u rritën në 1.22%
Pas një rritjeje të konsiderueshme në fillim të vitit, normat e interesit për depozitat nuk kanë qenë mjaft të favorshme në shkurt. Sipas raportit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar i depozitave të individëve në lek ra në 1.64% gjatë muajit shkurt.
Që prej korrikut të vitit të kaluar, interesat e depozitave në lek kanë mbetur poshtë 2% për individët. Pavarësisht se kursimet e qytetarëve në banka sa vijnë dhe rriten, normat e interesit mbeten jo shumë të favorshme për shumëfishimin e tyre. Kjo nënkupton që fitimet e individëve nga interesat do të jenë më të pakta në krahasim me fitimin nga interesat që ishin në fillim të vitit të kaluar.
Nga ana tjetër, normat e interesit për kursimet në euro kanë qenë më të larta se ato në lek. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në interesi mesatar i të gjitha llojeve të depozitave në euro ishte 1.22% në shkurt për individët, me interesat e depozitave nga 1-2 vite dhe ato mbi 2 vjet që arritën në 2.29% dhe 2.57% përkatësisht.
Edhe pse normat e interesit të depozitave të bizneseve rezultojnë më të larta se ato të individëve, këto norma kanë pësuar rënie në krahasim me janarin. Banka e Shqipërisë raporton se interesi mesatar i kursimeve në lekë të bizneseve ishte 2.34% në shkurt, me normat e depozitave deri në 1 vit dhe mbi 2 vite të cilat ranë në 2.35% dhe 2.16% konkretisht. Ndërkohë, interesat e kursimeve të ruajtura në banka nga 1-2 vite u rritën në 3%.
Në ndryshim nga individët, për bizneset, normat e interesit për depozitat në euro rezultojnë më të ulëta se ato në lekë. Megjithatë, interesi mesatar për kursimet në euro të bizneseve u rrit në 1.66% në muajin shkurt.
Sondazh

“Të gjithë në “radhë” për marrëveshje me BE-në” - Von der Leyen thekson stabilitetin e Evropës mes tensioneve globale
Shtetet janë të gatshme të punojnë me partnerë të besueshëm tregtarë në Evropë, pasi tarifat tregtare të përgjithshme të Presidentit të Shteteve të Bashkuara......

Dita e tokës, fokusi te energjia e rinovueshme - Musaj: Nevojë për më shumë përpjekje për të garantuar një mjedis të shëndetshëm
Me temë “Është fuqia jonë, është planeti ynë”, Dita e Tokës për vitin 2025 e vendos fokusin te energjia e rinovueshme dhe zëvendësimi gradual i karburanteve,......

Në një muaj shpallen mbi 1600 vende pune - Nga punëtorët e krahut, te inxhinierët. Çfarë kërkon tregu?
Tregu i punës në Shqipëri vazhdon të përballet me një kontrast të forte, ku nga njëra anë papunësia, dhe nga ana tjetër qindra vende pune që mbeten bosh.......

Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë- BSH: Vitin e kaluar u shtuan me 9% krahasuar me 2023
Pothuajse në çdo rajon të Shqipërisë ka pasur bankomatë të rinj gjatë vitit të kaluar. Kryeqyteti, Tirana, kryeson me numrin më të madh të bankomateve, por......

Hapen më shumë subjekte dhe mbyllen më pak - Në tre muajt e parë, u regjistruan 3966 biznese të reja në kryeqytet
Viti 2025 ka nisur pozitivisht sa i përket subjekteve të reja në kryeqytet. Referuar të dhënave të Open Data Tirana, në tremujorin e parë të këtij viti janë......

“Do të forcojmë sigurinë ushqimore” Berisha: Agjencia do ketë të gjithë kompetencat ekzekutive dhe laboratorë modernë
Gjatë një takimi ku u diskutua për sigurinë ushqimore në vend, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh për një reformë të thellë të këtij......

FMN-BB, tarifat në fokus - Bisedimet për masat tregtare do të dominojnë takimet mes palëve
Qindra udhëheqës globalë të financave do të mblidhen në Uashington këtë javë, secili me një mision të vetëm dhe me një pyetje në mendje: Me kë mund të flas......

Greqia “kërkon” punonjës Sezoni turistik fillon me 80,000 vende të lira pune
Sezoni turistik i këtij viti në Greqi fillon me të paktën 80,000 vende të lira pune, sipas vlerësimeve nga punonjësit dhe nga punëdhënësit e......