Hapen më shumë subjekte dhe mbyllen më pak - Në tre muajt e parë, u regjistruan 3966 biznese të reja në kryeqytet
Viti 2025 ka nisur pozitivisht sa i përket subjekteve të reja në kryeqytet. Referuar të dhënave të Open Data Tirana, në tremujorin e parë të këtij viti janë hapur gjithsej 3966 subjekte të reja. Por duke e krahasuar me të njëjtën periudhë paralele të një viti më parë, janë hapur 442 subjekte më shumë.
Sipas të dhënave, subjekte kryesore janë hapur në total 1649 ndërsa subjekte skeondare janë hapur 334 gjithsej. Por në cilët sektorë janë hapur më shumë subjekte?
Në subjektet kryesore, kryesojnë njësitë e shërbimit, ku në tremujorin e parë janë hapur 860 njësi shërbimi ndërsa në tremujorin e parë të 2024 janë hapur vetëm 728.
Por si paraqitet situata për subjektet e mbyllura?
Sipas të njëjta të dhënave, në tre muajt e parë të këtij viti janë mbyllur 982 subjekte, nga ku në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë mbyllur 60 subjekte më shumë se këtë vit.
Ndërkohë, subjekte kryesore janë mbyllur më shumë duke përllogaritur 275, ndërsa subjekte sekondare janë mbyllur 216. Sipas të dhënave, janë subjekte me pakicë dhe njësitë e shërbimit ato të cilat janë mbyllur më shumë , duke përllogaritur 165 dhe 157 përkatësisht.
Sondazh

“Do të forcojmë sigurinë ushqimore” Berisha: Agjencia do ketë të gjithë kompetencat ekzekutive dhe laboratorë modernë
Gjatë një takimi ku u diskutua për sigurinë ushqimore në vend, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh për një reformë të thellë të këtij......

FMN-BB, tarifat në fokus - Bisedimet për masat tregtare do të dominojnë takimet mes palëve
Qindra udhëheqës globalë të financave do të mblidhen në Uashington këtë javë, secili me një mision të vetëm dhe me një pyetje në mendje: Me kë mund të flas......

Greqia “kërkon” punonjës Sezoni turistik fillon me 80,000 vende të lira pune
Sezoni turistik i këtij viti në Greqi fillon me të paktën 80,000 vende të lira pune, sipas vlerësimeve nga punonjësit dhe nga punëdhënësit e......

“Do të rrisim moshën për check up falas” - Rama në Gjirokastër: Hoqëm “tavanin” e pensioneve. Rritje reale
Kryeministri, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi me pensionistë në qytetin e Gjirokastrës deklaroi se do të rritet mosha......

Arabia Saudite "pushton" importet shqiptare/ Serbia dhe Maqedonia e Veriut humbasin terren për produktet 'Made in Albania'
Tregtia e jashtme në tremujorin e parë të 2025 ka pësuar luhatje të forta me partnerët kryesorë të Shqipërisë, duke reflektuar ndryshime interesante në......

Mashtrimet aziatike me vlerë 35 miliardë euro - OKB paralajmëron: Po përhapen në të gjithë botën!
Grupet transnacionale të krimit të organizuar në Azinë Lindore dhe Juglindore po përhapin operacionet e tyre fitimprurëse të mashtrimit në të gjithë globin......

Doganat, 1.2 milionë euro gjoba ndaj bizneseve - 33 referime në prokurori, rriten rastet e kontrabandës
Administrata doganore ka konstatuar një sërë shkeljesh në qarkullimin e mallrave dhe bizneseve përgjatë vitit 2024. Të dhënat zyrtare nga ky institucion......

A mundet Trump ta shkarkojë Powell nga Fed?
Presidenti Donald Trump ka vazhduar sulmin e tij verbal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për shkak të refuzimit të Fed për të ulur më tej......