Pagesat për energjinë e rinovueshme - Furnizuesit, “rezerva” për draft metodologjinë: Duhet të përmirësohet!

Shoqata Shqiptare e Furnizuesve të Energjisë Elektrike kërkon përmirësimin e draft metodologjisë mbi përcaktimin e detyrimit për energjinë e rinovueshme për t’u paguar nga konsumatorët fundorë të energjisë elektrike, të nxjerrë për konsultim publik nga Enti Rregullator i Energjisë.
Sipas shkresës së dërguar pranë ERE-s, një nga kundërshtimet kryesore lidhet me detyrimet për të depozituar pranë organit përkatës parashikimet vjetore për vëllimet e energjisë elektrike që pritet të prodhohen apo furnizohen.
Sipas shoqatës, këto kërkesa janë të paaplikueshme, ndërsa parashikimet do të ishin jo realiste përsa kohë prodhuesit varen nga kushtet hidrike. Po ashtu, ata kundërshtojnë pikën ku parashikohet vendosja e parapagesave mujore, tremujore apo vjetore ndaj tyre, nëse Operatori i Energjive të Rinovueshme ka pamundësi fondesh.
Në shkresë furnizuesit shpjegojnë se ky do ishte rasti i parë në botë, që do detyronte furnizuesit të paguanin parapagesa, të llogaritura vetëm në parashikime subjektive. Në qëndrimin e tyre, Shoqata kundërshton edhe disa parashikime që lidhen me rekuperimin e pagesave nga furnizuesit e falimentuar apo rakordimin e diferencave mes parashikimit dhe realizimit.
Për secilin prej qëndrimeve Shoqata ka paraqitur edhe propozimet e saj, për përmirësimin e metodologjisë finale. Dokumenti i nxjerrë për konsultim nga ERE është detyrim i ligjit të ri të burimeve të rinovueshme, që trajton në mënyrë të drejtë kostot e detyrimit te burimeve të rinovueshme tek të gjithë konsumatorët.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Leku i fortë përmirëson treguesit e riskut të borxhit - Ecuri pozitive e rifinancimit, maturimit dhe kursit të këmbimit
Përtej lehtësimit të borxhit për shkak të zhvleftësimit të euros, mbiçmimi i monedhës tonë kombëtare ka përmirësuar dukshëm edhe treguesit e risqeve të borxhit......

Sportelet e FSHU hapur edhe të dielën: Paguani faturën të evitoni ndërprerjen e furnizimit!
Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU SH.A), shoqëria përgjegjëse për arkëtimin e faturave të konsumit të energjisë elektrike njofton se e diela e fundit e......

Për të mërziturit nga jeta e zakonshme - NASA kërkon 4 vullnetarë për në Mars
Nasa po kërkon të rekrutojë katër astronautë, thënë më mirë katër vullnetarë që ëndërrojnë të bëhen të tillë. Ata do të mund të marrin pjesë në një projekt......

Italia, vendi më i moshuar në Europë - Çfarë fshihet pas problemit të plakjes?
Rënia e nivelit të lindjeve dhe mundësitë më të larta të mbijetesës për të moshuarit e kanë plakur ndjeshëm popullsinë e Italisë, deri në atë pikë sa......

FMN tregon si të rritet përfshirja e grave në punësim - “Fuqizoni aksesin në shërbimet e kujdesit për fëmijët dhe programet pas shkollës”
Mbështetja më e tragetuar dhe politikat e ndërgjegjshme gjinore mund të përmirësojnë tregun e punës duke rritur pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në të gjithë......

Në 5 vite mbi 308 mijë biznese në qarkun e Tiranës - Cilat janë Njësitë Administrative që gjenerojnë më shumë biznese?
Bizneset janë një nga format më të mira për të gjeneruar para. Por ajo që vihet re në 5 vitet e fundit në të gjitha njësitë administrative në Tiranë janë mbi......

Azerbajxhani eksporton naftën e Rusisë - Moska fiton miliarda dollarë për të financuar luftën me Ukrainën
Një kompani misterioze e quajtur ‘Nord Axis’, e regjistruar në Hong Kong vetëm nëntë ditë para pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ishte bërë një nga tregtarët më......

Europa synon automjete elektrike më të lira - Prodhuesit janë nën presionin e importeve të mëdha nga Kina
Përballë furtunës së importeve të automjeteve elektrike kineze, industria evropiane e automobilave mund të jetë duke u përpjekur për të paimagjinueshmen.......