Për të mërziturit nga jeta e zakonshme - NASA kërkon 4 vullnetarë për në Mars

Nasa po kërkon të rekrutojë katër astronautë, thënë më mirë katër vullnetarë që ëndërrojnë të bëhen të tillë. Ata do të mund të marrin pjesë në një projekt simulimi, një vjeçar, për një jetesë të mundshme në planetin Mars.
Vullnetarët do të jetojnë brenda “Mars Dune Alpha”, një strukturë prej 158 metra katrorë të ndërtuar në 3D pranë qendrës hapësinore Johnson në Houston, Texas. Gjatë kësaj periudhe ‘marsianët’ do të bëjnë shëtitje hapësinore të simuluara dhe do i nënshtrohen testimeve fizike dhe emotive.
Eksperimenti quhet ‘shëndeti i ekipit dhe eksplorimi i performancës analoge’ dhe do të nisë vitin e ardhshëm pas 13 muajsh seleksionimi. Secili prej pjesëmarrësve do të përfitojë 60 mijë dollarë.
Kriteret që kërkohen për këtë seleksionim janë shumë të ashpra: kandidatët duhet të jenë qytetarë amerikanë të moshës nga 30 deri në 55 vjeç; të kenë një gjendje shëndetësore të shkëlqyer; të mos jenë duhanpirës dhe pa precdentë penalë.
Gjithashtu duhet të kenë të paktën një master në lëndë si: shkencë, teknologji, inxhinieri apo matematikë. Të kenë kryer ndër të tjera dhe të paktën një mijë orë fluturim si pilotë ose të kenë kryer shërbimin ushtarak.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Italia, vendi më i moshuar në Europë - Çfarë fshihet pas problemit të plakjes?
Rënia e nivelit të lindjeve dhe mundësitë më të larta të mbijetesës për të moshuarit e kanë plakur ndjeshëm popullsinë e Italisë, deri në atë pikë sa......

FMN tregon si të rritet përfshirja e grave në punësim - “Fuqizoni aksesin në shërbimet e kujdesit për fëmijët dhe programet pas shkollës”
Mbështetja më e tragetuar dhe politikat e ndërgjegjshme gjinore mund të përmirësojnë tregun e punës duke rritur pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në të gjithë......

Në 5 vite mbi 308 mijë biznese në qarkun e Tiranës - Cilat janë Njësitë Administrative që gjenerojnë më shumë biznese?
Bizneset janë një nga format më të mira për të gjeneruar para. Por ajo që vihet re në 5 vitet e fundit në të gjitha njësitë administrative në Tiranë janë mbi......

Azerbajxhani eksporton naftën e Rusisë - Moska fiton miliarda dollarë për të financuar luftën me Ukrainën
Një kompani misterioze e quajtur ‘Nord Axis’, e regjistruar në Hong Kong vetëm nëntë ditë para pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ishte bërë një nga tregtarët më......

Europa synon automjete elektrike më të lira - Prodhuesit janë nën presionin e importeve të mëdha nga Kina
Përballë furtunës së importeve të automjeteve elektrike kineze, industria evropiane e automobilave mund të jetë duke u përpjekur për të paimagjinueshmen.......

Barometri i Turizmit i OKB: Shqipëria, vendi me performancën më të mirë në Europë
Barometri i Turizmit i OKB-së e shpalli Shqipërinë si destinacionin më tërheqës të Europës për vitin 2023. Lajmin e ka njoftuar edhe kryeministri Edi Rama në......

Vendet e BE-së janë prapa në pothuajse të gjitha objektivat dixhitale 2030!
Vendet e BE-së janë prapa në përmbushjen e objektivave të lidhjes të përcaktuara nga Komisioni Europian për dekadën e ardhshme. Të dhënat paraprake tregojnë......

Një kompani private bën uljen e parë amerikane në Hënë në më shumë se 50 vjet!
Një tokëzues privat të enjten bëri uljen e parë amerikane në Hënë në më shumë se 50 vjet, por arriti vetëm një sinjal të dobët derisa kontrollorët e fluturimit......