Europa synon automjete elektrike më të lira - Prodhuesit janë nën presionin e importeve të mëdha nga Kina

Përballë furtunës së importeve të automjeteve elektrike kineze, industria evropiane e automobilave mund të jetë duke u përpjekur për të paimagjinueshmen. Armiqtë e betuar, përkatësisht grupet Volkswagen, Renault dhe Stellantis, po mendojnë të punojnë së bashku, të koordinojnë përpjekjet e tyre dhe të ndërtojnë automjete elektrike të lira për të mbijetuar.
Konkurentët e tyre kinezë dhe Tesla amerikane, kanë ekspozuar prej kohësh dobësitë e prodhuesve më të mëdhenj të automjeteve në Europë për sa i përket elektrifikimit. Pra, vazhdimi i biznesit si zakonisht do t'i çojë ata në zhdukje, siç theksojnë herë pas here disa analistë.
Në mënyrë shumë karakteristike, drejtori menaxhues i Stellantis, thekson se “tani e kuptojmë se në të ardhmen ato kompani që nuk mund të përballen me konkurrencën kineze do të kenë probleme serioze”. Stellantis, u krijua nga bashkimi i vitit 2021 i Fiat-it të Italisë dhe Grupit PSA të Francës.
Ndërkohë, i kishte paraprirë blerja e amerikanit Chrysler nga Fiat. Sot, drejtuesit europianë të industrisë së makinave po debatojnë propozime, duke filluar nga bashkimi i burimeve të zhvillimit te grupimi ndërkufitar i bizneseve, për të adresuar në mënyrë efektive sfidat një herë në 30 vjet. Shitjet e automjeteve tërësisht elektrike këtë vit pritet të rriten me ritmin më të ngadaltë që nga viti 2019.
Edhe për Tesla-n ky zhvillim ka pasur një ndikim, duke e detyruar atë të ulë gradualisht çmimet e automjeteve. Aksionet e saj kanë rënë 20% që nga fillimi i vitit, duke ‘fshirë’ rreth 150 miliardë dollarë nga kapitalizimi i tregut, më shumë se dyfishi i vlerës së Volkswagen. Pavarësisht urgjencës së industrisë për të trajtuar problemin, ka kufizim nga ana e qeverive.
Shumë po tërheqin stimujt e subvencioneve për të blerë një automjet elektrik. Kompanitë e makinave me qira po pyesin se si do të përballojnë kostot e larta të riparimit, ndërkohë që konsumatorët po zhgënjehen çdo ditë me politikat klimatike që prekin kuletat e tyre. Ndërkohë, zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian këtë verë dhe SHBA në fund të vitit mund të nxisin më tej ndjesinë negative kundër automjeteve elektrike.
Në vitin 2025, rregulla më të ashpra të emetimeve do të hyjnë në fuqi në Bashkimin Europian, kështu që prodhuesit duhet të shesin më shumë makina me bateri, ose do të përballen me gjoba të rënda.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Barometri i Turizmit i OKB: Shqipëria, vendi me performancën më të mirë në Europë
Barometri i Turizmit i OKB-së e shpalli Shqipërinë si destinacionin më tërheqës të Europës për vitin 2023. Lajmin e ka njoftuar edhe kryeministri Edi Rama në......

Vendet e BE-së janë prapa në pothuajse të gjitha objektivat dixhitale 2030!
Vendet e BE-së janë prapa në përmbushjen e objektivave të lidhjes të përcaktuara nga Komisioni Europian për dekadën e ardhshme. Të dhënat paraprake tregojnë......

Një kompani private bën uljen e parë amerikane në Hënë në më shumë se 50 vjet!
Një tokëzues privat të enjten bëri uljen e parë amerikane në Hënë në më shumë se 50 vjet, por arriti vetëm një sinjal të dobët derisa kontrollorët e fluturimit......

Mbi 500 kompani në ‘listën e zezë’ britanike: Akuzohen për mospagimin e pagës minimale!
Më shumë se 500 kompani janë emëruar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për dështimin e pagesës së pagës minimale. "U zbulua se 524 punëdhënësit nuk i kishin......

SHBA do të vendosë 500 sanksione të reja ndaj Rusisë dhe makinës së saj të luftës!
Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të premten se do të vendosë 500 sanksione të reja ndaj Rusisë dhe makinës së saj të luftës, pasi vendi përpiqet të......

Brukseli do të zhbllokojë 137 miliardë euro fonde të BE-së për Poloninë që në fillim të javës tjetër!
Njoftimi u bë nga presidentja Ursula von der Leyen gjatë një udhëtimi në Poloni të premten, ku foli pranë kryeministrit Donald Tusk. Përparimi vjen disa ditë......

Buxheti e nis vitin më “këmbë të mbarë” - Arkëtohen 38.5 milionë euro më shumë vetëm për Janarin
Buxheti i shtetit e ka nisur vitin me “këmbë të mbarë”, duke arkëtuar 54.3 miliardë lekë ose 100.6% e planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me Janarin 2023,......

Aeroporti i Rinasit, i pari në rajon - Vetëm për janarin udhëtuan 652.270 pasagjerë. Më shumë edhe se Beogradi
Pasi arriti një shifër historike për numrin e pasagjerëve gjatë vitit 2023, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës rikonfirmohet edhe në këtë fillim të vitit të ri.......