Azerbajxhani eksporton naftën e Rusisë - Moska fiton miliarda dollarë për të financuar luftën me Ukrainën

Një kompani misterioze e quajtur ‘Nord Axis’, e regjistruar në Hong Kong vetëm nëntë ditë para pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ishte bërë një nga tregtarët më të mëdhenj në botë të naftës ruse. Me tërheqjen e blerësve perëndimorë, ‘Nord Axis’ dhe kompanitë e tjera “të errëta” kanë mbajtur gjallë industrinë më të rëndësishme të Rusisë, duke gjetur tregje të reja dhe duke fituar miliarda dollarë për makinën luftarake të Putinit.
Organizatori i marrëveshjeve ishte një tregtar pak i njohur azerbajxhanas i quajtur Etibar Eyub, i cili ka ndërtuar një perandori të fshehtë tregtare dhe detare që transporton sasi të mëdha nafte për blerësit nga Kina në Indi. Ai mobilizoi një flotë tankesh të vjetëruar dhe mbuloi transaksionet duke përdorur një labirint kompanish të regjistruara në Dubai dhe Hong Kong, zbuluan burime me njohuri për marrëveshjet.
“Nord Axis” dhe katër kompani të tjera të menaxhuara nga Eyoub eksportuan të paktën 33 miliardë dollarë naftë ruse dhe karburant në vitin 2023, sipas të dhënave tregtare nga Shkolla e Ekonomisë e Kievit, që përbën një të pestën e eksporteve ruse. Eyoub gjithashtu raportohet se drejtonte kompani të tjera që operonin në tregun rus, me pronësi dhe menaxhim të paqartë, që ndihmuan prodhuesin gjigant shtetëror rus, Rosneft Oil, të tregtonte naftën e tij të papërpunuar pas pushtimit.
Përdorimi i kompanive guackë është një taktikë e zakonshme e përdorur nga regjimet për të anashkaluar sanksionet e SHBA-së, thanë zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë të SHBA. Wall Street Journal ekzaminoi, ndër të tjera, dokumente që detajojnë marrëveshjet sekrete të rrjetit tregtar, si dhe të dhëna mbi eksportet ruse, të dhënat e transportit dhe të dhënat e korporatave dhe ligjore në 12 vende.
Sasi të mëdha të ‘arit të zi’ po transportohen nga kompanitë guacka te blerësit nga Kina në Indi. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, në një shenjë se rrjeti sekret po funksionon, shitjet e naftës ruse arritën në 180 miliardë dollarë vitin e kaluar.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Europa synon automjete elektrike më të lira - Prodhuesit janë nën presionin e importeve të mëdha nga Kina
Përballë furtunës së importeve të automjeteve elektrike kineze, industria evropiane e automobilave mund të jetë duke u përpjekur për të paimagjinueshmen.......

Barometri i Turizmit i OKB: Shqipëria, vendi me performancën më të mirë në Europë
Barometri i Turizmit i OKB-së e shpalli Shqipërinë si destinacionin më tërheqës të Europës për vitin 2023. Lajmin e ka njoftuar edhe kryeministri Edi Rama në......

Vendet e BE-së janë prapa në pothuajse të gjitha objektivat dixhitale 2030!
Vendet e BE-së janë prapa në përmbushjen e objektivave të lidhjes të përcaktuara nga Komisioni Europian për dekadën e ardhshme. Të dhënat paraprake tregojnë......

Një kompani private bën uljen e parë amerikane në Hënë në më shumë se 50 vjet!
Një tokëzues privat të enjten bëri uljen e parë amerikane në Hënë në më shumë se 50 vjet, por arriti vetëm një sinjal të dobët derisa kontrollorët e fluturimit......

Mbi 500 kompani në ‘listën e zezë’ britanike: Akuzohen për mospagimin e pagës minimale!
Më shumë se 500 kompani janë emëruar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për dështimin e pagesës së pagës minimale. "U zbulua se 524 punëdhënësit nuk i kishin......

SHBA do të vendosë 500 sanksione të reja ndaj Rusisë dhe makinës së saj të luftës!
Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të premten se do të vendosë 500 sanksione të reja ndaj Rusisë dhe makinës së saj të luftës, pasi vendi përpiqet të......

Brukseli do të zhbllokojë 137 miliardë euro fonde të BE-së për Poloninë që në fillim të javës tjetër!
Njoftimi u bë nga presidentja Ursula von der Leyen gjatë një udhëtimi në Poloni të premten, ku foli pranë kryeministrit Donald Tusk. Përparimi vjen disa ditë......

Buxheti e nis vitin më “këmbë të mbarë” - Arkëtohen 38.5 milionë euro më shumë vetëm për Janarin
Buxheti i shtetit e ka nisur vitin me “këmbë të mbarë”, duke arkëtuar 54.3 miliardë lekë ose 100.6% e planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me Janarin 2023,......