Europa Postuar më 23 Maj 2024, 13:10

Pagat në Gjermani rriten mbi pritshmëritë - Bundesbank paralajmëron rrezikun e inflacionit

Nga SCAN TV
Pagat në Gjermani rriten mbi pritshmëritë - Bundesbank

Pagat në Gjermani janë rritur më shpejt se sa pritej, duke hedhur disa dyshime mbi pritshmëritë për një rënie të vazhdueshme të inflacionit, tha banka qendrore e vendit.

Banka Qendrore Evropiane është e sigurt se do të fillojë uljen e normave të interesit muajin e ardhshëm, me Presidenten Christine Lagarde që tha se ishte "me të vërtetë e bindur" se inflacioni tani ishte "nën kontroll".

Por aksioneri më i madh i Bundesbank-ut të Gjermanisë, mbajti një ton më të kujdesshëm, duke paralajmëruar për rreziqet e inflacionit nga pagat më të larta ndërsa ekonomia më e madhe e Evropës rimëkëmbet.

"Ka ende rreziqe për procesin themelor të dezinflacionit," tha Bundesbank në raportin e saj mujor. "Rritja e pagave ka qenë kohët e fundit më e fortë se sa pritej. Kjo mund të nënkuptojë se presioni ende i lartë i çmimeve mbi shërbimet në veçanti mund të zgjasë më shumë."

Banka theksoi se fitimet e dakordësuara kolektive, duke përfshirë përfitimet shtesë, u rritën me 6.2% nga viti në vit në tremujorin e parë të vitit, krahasuar me 3.6% në tre muajt e fundit të 2023.

Duke përjashtuar pagesat e njëhershme, pagat e kontraktuara kolektive u rritën me 3.0% në vit në tremujorin e fundit, gjithashtu më shpejt se tre muaj më parë. “Kjo zgjeron tendencën rritëse të fitimeve reale që nga pranvera e 2021, e cila ka qenë mjaft e lartë në një kontekst afatgjatë”, u tha në deklaratë.

Bundesbank pret që inflacioni gjerman të rritet në maj nga 2.4% e prillit dhe të qëndrojë në një nivel pak më të lartë në muajt e ardhshëm, kryesisht për shkak të një krahasimi të pafavorshëm me vitin e kaluar, kur çmimet e biletave të trenit ishin ulur dhe kostot e karburantit kishin rënë.

Kjo bankë gjithashtu sheh ekonominë më të madhe të Evropës që vazhdon të rimëkëmbet në tremujorin e dytë të vitit falë një rikthimi në shërbime.

Kristi Ceta/SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video