Kosova Postuar më 24 Shtator 2022, 12:14

Mungesa e energjisë në Kosovë nga termocentralet e vjetra - Qeveria kërkesë Kuvendit për vijim të masave të emergjencës

Nga SCAN TV
Mungesa e energjisë në Kosovë nga termocentralet e vjetra -

Qeveria e Kosovës i ka propozuar Kuvendit që të zgjasë masat emergjente për furnizimin me energji edhe për një muaj për normalizimin e gjendjes së vendit.

Sipas Qeverisë, mungesa e energjisë është për shkak të vjetërisë së termocentraleve dhe kapaciteteve të pakta gjeneruese, por edhe investimeve parciale në këtë sektor dhe rritjes së vazhdueshme të konsumit.

Përmes këtij vendimi, Qeveria kërkon normalizimin e plotë të gjendjes në nivel të shtrirjes dhe kohëzgjatjes së nevojshme. Sipas ekzekutivit, zgjatja e këtyre masave bëhet për shkak të rritjes se kërkesës për energji dhe gjendjes jostabile të furnizimit me energji elektrike.

 “Mungesa e energjisë, vjen si pasojë e vjetërsisë së kapaciteteve aktuale gjeneruese, investimet parciale në këtë sektor dhe rritja e vazhdueshme e konsumit. Kjo shtron nevojën emergjente të zgjatjes së masave për 30 ditë, për shkak të nevojave që mund të paraqiten nga pasojat e krizës energjetike ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Qeveria kishte marrë vendim për shpalljen e masave emergjente në furnizimin e energjisë më 1 gusht të këtij viti dhe ishin miratuar pas tri ditësh në Kuvend të Kosovës dhe afati i tyre ishte përcaktuar fillimisht 60 ditë me mundësi vazhdimi. Kuvendi mund të vazhdojë këtë afat për periudha të njëpasnjëshme.

Më 22 shtator, Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), tha se me rënien e temperaturave, ditëve të fundit kërkesa për rrymë është rritur për 12 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Së fundmi, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në sezonin e dimrit do të ketë reduktime të energjisë, për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese për të mbuluar kërkesën dhe çmimit të shtrenjtë të importit të rrymës.

Edhe Kosova është prekur nga kriza energjetike që ka mbërthyer Evropën. Dy termocentralet në Obiliq, Kosova A dhe B mund të prodhojë energji deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e konsumatorëve, gjatë dimrit, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat