Mbi 60 mijë aplikime për kredi në 2023, u refuzuan 24% - Bankat vendase, u kanë thënë “jo” 6% të aplikimeve të individëve. Të huajat 33%

Gjatë gjashtëmujorit të parë 2023 bankat raportojnë se kanë marrë në shqyrtim gjithsej 60,782 aplikime për kredi, nga të cilat 8% i përkasin sektorit të “ndërmarrjeve” dhe 92% i përkasin sektorit të “individëve”, (56,055 aplikime gjithsej). Sa i përket bizneseve, bëhet fjalë për 2,533 aplikime nga “ndërmarrje të vogla dhe të mesme” dhe 2194 aplikime nga “ndërmarrje të tjera”.
Për t’u theksuar është se numri total i aplikimeve për kredi të shqyrtuara nga bankat ka shënuar rënie me 5.5% krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe kjo rënie ka ardhur nga “ndërmarrjet e vogla dhe të mesme” (me 21.6%) dhe individët (me 4.9%), ndërkohë që kategoria “ndërmarrje të tjera” ka rezultuar në rritje me 2.1%. Krahasuar me një vit më parë, numri i aplikimeve gjithashtu ka rezultuar në rënie me 7.9%, e ardhur nga të tre kategoritë e klientëve, por më e theksuar për “ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”.
Në totalin e aplikimeve të marra në shqyrtim gjatë periudhës, rezulton se rreth 24% e tyre janë refuzuar nga bankat. Kjo normë ka vijuar të shënojë rritje duke rezultuar rreth 3.7 pikë përqindje më e lartë se gjashtë muaj më parë dhe rreth 5.8 pikë përqindje më e lartë se një vit më parë. Rritja e refuzimeve të bankave gjatë gjashtë muajve të parë të 2023, është shtrirë në të tre katëgoritë e klientëve, por më e theksuar ndaj “ndërmarrjeve të tjera” ku përfshihen kryesisht ndërmarrjet e mëdha.
Sipas Bankës së Shqipërisë, norma e refuzimit ka ardhur në rritje për bankat me kapital vendas dhe të huaj, dhe ka përfshirë të gjitha kategoritë e klientelës. Vihet re se gjatë periudhës, të dy grupet bankare kanë shfaqur një prirje të theksuar refuzuese ndaj kërkesave për kredi të ndërmarrjeve të mëdha, ndërkohë që kanë qenë më pranuese ndaj “ndërmarrjet e vogla dhe të mesme” duke refuzuar në total vetëm 7% të aplikimeve në rastin e bankave të huaja dhe 9% të aplikimeve në rastin e bankave me kapital vendas. Përsa i përket segmentit të individëve, të dy grupet kanë vijuar të kenë qëndrime të kundërta.
Kështu, bankat vendase, kanë refuzuar vetëm 6% të aplikimeve, ndërkohë që bankat e huaja shfaqen më pak të interesuara ndaj këtij segmenti duke refuzuar rreth 33% të aplikimeve.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Kontrabandë me veshje dhe mallra të ndryshme – Policia procedon penalisht 3 shtetas!
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të......

Si këto miniera qymyri të braktisura po përdoren për të ngrohur qindra shtëpi?!
Minierat e braktisura të qymyrit po ofrojnë një burim çuditërisht të fuqishëm energjie me zero karbon në Europë. Një minierë e vjetër qymyri ka siguruar një......

Ferrari do të pranojë kriptomonedhat si pagesë për makinat e saja në SHBA!
Ferrari ka filluar të pranojë pagesa në kriptomonedhë për makinat e saj sportive luksoze në SHBA dhe do ta shtrijë skemën në Europë pas kërkesave të klientëve......

Samiti i Procesit të Berlinit – Policia publikon masat dhe rrugët që do të bllokohen
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave që do të merren për garantimin e rendit publik, gjatë zhvillimit të Samitit të......

Mali i Zi heq fondin e pensioneve shtetërore - Anulohet pagesa e kontributeve. Çdo gjë, tërësisht në fondet private
Ky është një nga qëllimet e programit “Evropa tani 2”, e gjitha në përputhje me vendimin e Bashkimit Evropian nga viti 2015 për shfuqizimin e të gjitha fondeve......

Vendi që fitoi “lojën” e taksave tani po “noton” në para’ - Në 8 vitet e fundit, të ardhurat tatimore të Irlandës janë trefishuar
Vende të tilla si Arabia Saudite, Norvegjia dhe Kili kanë krijuar prej vitesh fondet e tyre të pasurisë sovrane. Qëllimi është të lënë mënjanë disa nga paratë......

Kreditimi në Kosovë, me “frena dore” - Në janar-qershor, më e ulëta se një vit më parë. Norma mesatare, 6,5%
Aktiviteti kreditues në Kosovë shënoi rritje vjetore prej 14.5% në gjysmën e parë të vitit, që përkon me shkallë më të ulët të rritjes krahasuar me një vit më......

2022, viti i artë për industrinë financiare - Fitimet e bankave u rritën me 280 miliardë dollarë
Fitimet më të mëdha që nga kriza financiare ndërkombëtare e vitit 2008 e më pas janë marrë nga bankat në 2022 - shin, sipas të dhënave të kompanisë së......