Mbi 200 mijë shqiptarë kërkojnë "ëndrrën amerikane" çdo vit. Aplikimet për Llotarinë Amerikane sipas periudhave

Referuar të dhënave nga “Departamenti Amerikan i Shtetit” numri i apilikimeve për Llotarinë Amerikane nga shqiptarët ka qenë në rritje ndër vite, por duke përjashtuar vitin 2021, i cili ka shënuar rënie si pasojë e kufizimeve pandemike.
Shifrat tregojnë se për vitin 2021 janë 240,886 aplikime, ndërkohë që gjatë vitit 2020 ishin rreth 345 mijë aplikime, ndërsa gjatë vitit 2019 janë regjistruar 331 mijë aplikime. Theksojmë se ky është numri total i aplikimeve për llotarinë dhe nuk përfshin vetëm aplikimet direkte, por edhe familjarët e aplikantit. Nisur nga sa thamë më sipër për rënien e numrit të aplikimeve gjatë pandemisë, me konkretisht të dhënat tregojnë se krahasuar me vitin 2020, aplikimet për vitin 2021 shihet të kenë rënë me 30.2%.
Nga të dhënat ndër vite për këtë tregues vihet re se numrin më të lartë të aplikimeve nga Shqiptarët e regjistron viti 2018-të me nivel aplikimesh deri në 367 mijë të tilla. Ndërkohë, viti me nivelin më të ulët, që nga 2007-ta, është viti 2011-të me numër aplikimesh në 87,189. Nga një përllogritje e thjeshtë në harkun kohor të 15-të viteve numri mesatar i shqiptarëve të cilët kanë aplikuar për Llotarinë Amerikane është rreth 210 mijë.
Krahasuar me vendet e botës, për vitin 2021, Shqipëria renditet mes 20 vendeve të para e numrin më të lartë të aplikimeve për Llotarinë Amerikane, ose më saktë renditet e 14-ta. Në vend të parë ne nivel global gjejmë Egjiptin, pasuar nga Uzbekistani.
Sa i përket vendeve të Europës, Shqipëria është e treta pas Ukrainës dhe Rusisë me numrin më të lartë të personave që duan të shkojnë në Amerikë . Duke marrë parasysh numrin e lartë të popullsisë së këtyre dy vendeve krahasuar me Shqipërinë themi se numri i aplikimeve nga shqiptarët është konsiderueshëm i lartë. Popullsia e Shqipërisë për vitin 2021 është regjistruar në gati 2.8 mln banorë, kështu që nga llogaritjet del se për këtë vit rreth 11% e popullsisë në Shqipëri kanë aplikuar për "ëndrrën amerikane".
Për të parë të dhënat e plota klikoni këtu
Sondazh

Shesim më shumë se sa blejmë me SHBA/ 13 mld lekë eksporte. Giza & çeliku, bimët medicinale dhe fasonët gjejnë treg të ri
Veç retorikës apo politikës së jashtme, marrëdhëniet mes dy vendeve përcaktohen më mirë nëpërmjet shifrave. Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej......

“Real estate” udhëheq ekonominë/ Bashkë me `artet dhe argëtimin` stimuluan PBB të ngjitet në 2.72% gjatë tremujorit të parë të këtij viti
Produkti i Brendshëm Bruto vlerësohet më rritje përgjatë tremujorit të parë të këtij viti, sipas të dhënave më të fundit nga "Instituti i Statatistikave". Kjo......

Nga vijnë makinat në Shqipëri? Tkurret dominimi italo-gjerman, ndërsa Korea e Jugut dhe Kina “lënë në hije” të mëdhënjtë
“Scan Intel” ka analizuar shifrat e tregtisë së jashtme për të kuptuar se nga i importojmë mjetet e transportit dhe se si kanë lëvizur ndër vite tendencat. Si......

Çmimet e ushqimeve, si ndryshojnë me Europën? Bulmeti, vaji dhe pijet joalkolike më të shtrenjta se mesatarja e BE-së, frutat më të lirat
Sipas një raporti të “Agjencisë Europiane të Statistikave” të publikuar së fundmi çmimet për kosumin final në Shqipëri, për vitin 2022, ishin sa 61.3% e......

Azilkërkuesit shqiptarë bien me 22.5%/ Në Prill vetëm 713 aplikime, por vijojmë të kryesojmë rajonin
Të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA) tregojnë se numri i kërkesave për azil nga shqiptarët gjatë muajit prill të këtij viti ra me......

Shqiptarët, “mishngrënësit” e Europës/ Konsumi i mishit, sa 6% e PBB-së. 1 miliard euro në vit, ose 387 euro për frymë
Në Shqipëri konsumi i mishit përfaqëson plot 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Eurostat, të analizuara dhe përpunuara......

Vijon rritja e turizmit edhe në Maj/ Rreth 705 mijë të huaj prekën territorin e Shqipërisë, daljet, në rënie me 0.1%
Janë regjistruar gjithsej rreth 1 milion e 230 mijë hyrje në territorin e Shqipërisë gjatë mujait Maj të këtij viti, nga të cilat rreth 705 mijë janë shtetas......

Investimet e huaja vijojnë me rekord/ 308 milionë euro në Janar-Mars, kryesojnë Holanda dhe Italia
Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në tremujorin e parë të vitit në vendin tonë fiksohet pranë rreth 308 milionë eurove, që është shifra më e lartë e......