Rajoni Postuar më 26 Gusht 2024, 11:36

Maqedoni e Veriut, paga mesatare 680 euro - Rrogat në qershor, 15% më të larta se në 2023

Nga SCAN TV
Maqedoni e Veriut, paga mesatare 680 euro - Rrogat në qershor, 15% më

Kristi Ceta/SCAN

Në Maqedoninë e Veriut, paga mesatare mujore neto për një punonjës në qershor të këtij viti është 41.939 denarë (rreth 680 euro) dhe është 14,8 për qind më e lartë se sa në muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, kjo rritje ka ardhur si rezultat i rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (24.6%), Shërbime administrative dhe mbështetëse (22.9%) dhe Administrim publik dhe mbrojtje (19.6%).

Rritja e pagës mesatare mujore neto, krahasuar me muajin e kaluar, është vënë re në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (21.1%), Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave (5.4%) dhe Shërbime administrative dhe mbështetëse (4.5%).

Paga mesatare mujore bruto e paguar për një punonjës në qershor 2024 është 1022 euro, 15,1 për qind më e lartë se në qershor 2023.

Rritja e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (21.0%), Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave (5.0%) dhe Shërbime administrative dhe mbeshtetëse (4.4%).

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat