Sistem i integruar për shërbimet sociale - 226 milionë lekë për shërbime më efikase për qytetarët
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka shpallur hapjen e tenderit, për përmirësimin dhe integrimin e sistemeve të menaxhimit të informacionit për ndihmën ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe shërbimit Social. Vlera e përllogaritur e projektit është 226 milionë e 460 mijë lekë.
Sistemet e Ndihmës Ekonomike (NE), Pagesave për Personat me Aftësi të Kufizuara (PPAK) dhe Administrimit të Integruar të Shërbimit Kombëtar Social janë pjesë e politikave sociale në Shqipëri, që synojnë të ofrojnë mbështetje dhe ndihmë për individët dhe familjet në nevojë.
Të tre sistemet aktualisht operojnë në mënyrë të pavarur dhe kanë procese dhe procedura të ndara. Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik thuhet, se të punuarit me tre sisteme të ndryshme ka sfida në vetvete sepse shoqërohet me punë voluminoze dhe e përsëritur administrative, nevojë për ndërveprime të vazhdueshme ndërmjet tyre.
Kështu, integrimi i proceseve që realizojnë këto sisteme në një sistem të vetëm do të sjellë përfitime, ku do të përmirësohet efektiviteti e do të rritet eficenca e shërbimeve sociale në vend. Integrimi i tyre në një sistem të vetëm do do të krijojë një platformë të përbashkët për menaxhimin dhe analizimin e informacionit dhe, koordinimin e shërbimeve sociale.
Sistemi i Ndihmës Ekonomike përdoret në 383 njësi vendore nga rreth 600 përdorues. Qëllimi bazë i MIS-NE ka qenë përmirësimi i efektivitetit të mbrojtjes sociale.
Në dokument thuhet, se përmes integrimit dhe bashkimit të sistemeve synohet, reduktim i kostove, përmirësimi i efikasitetit dhe transparencës.
Një sistem i qendërzuar do të përmirësojë monitorimin dhe raportimin e shërbimeve sociale, duke ofruar një ndërfaqe të përbashkët për monitorim dhe raportim, që sjell më shumë transparencë dhe lejon një ndjekje më efikase të shërbimeve.
Gjithashtu do të përmirësojë përvojën e qytetarit, duke ofruar një një qasje më të lehtë dhe të përbashkët për individët dhe familjet në nevojë, duke u lejuar atyre të përjetojnë një proces më të thjeshtë dhe më të personalizuar për të marrë shërbime.
Sondazh
Jo më naftë ruse! - Çekia, në rrugën e duhur për t'i dhënë fund furnizimeve nga korriku 2025
Republika Çeke pret të përfundojë konsumin e naftës ruse në korrik të vitit të ardhshëm pasi një përmirësim në një tubacion transalpin i lejon asaj të rrisë......
Bypass Sarandë, shpallet fituesi për projektimin - Segmenti rreth 3.5 km, duhet të lidhë Qafë Gjashtën me rrugën nacionale
Me një ofertë prej 29 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese që do të kryejë studimin dhe projektimin e bypassit të......
Java nis në të kuqe – Dobësohen Dollari, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke humbur pikë nga java shkuar teksa është blerë sot me 93.4 lekë dhe është shitur me 94.5 lekë sipas......
Shqipëria 2030, Rama josh emigrantët e Anglisë me ‘Paketën e Maleve’: Ju them me plot gojën investoni!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi mesditën e të dielës një takim me emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe. Salla “The Cooper Box, Queen Elizabeth Olympic......
Humbësit më të mëdhenj të “Trumponomics” - Europa, Kina dhe Meksika do të goditen më shumë nga tarifat e Trump
(The Economist) Në kabinetet e qeverive, në diskutimet e bordeve apo në misionet diplomatike, ka qenë një temë diskutimesh që ka mbizotëruar mbi të tjerat.......
Don’t worry, I’m home!’, Rama takim me emigrantët shqiptarë në Londër
Kryeministri Edi Rama zhvillon takimin me emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe. Salla “The Cooper Box, Queen Elizabeth Olympic Parc”, ishte e veshur kuq......
Intervista për REL, Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se turizmi është kthyer në industri dhe......
Pushime në hapësirë dhe pleqëri në Mars: Planet e SpaceX për të ardhmen e kompanisë!
Ndërsa themeluesi i SpaceX, Elon Musk mund të jetë i vdekur, i vendosur në një ditë duke jetuar në një planet tjetër, shefi operativ i firmës thotë se ajo ka......