Shqipëria 2030, Rama josh emigrantët e Anglisë me ‘Paketën e Maleve’: Ju them me plot gojën investoni!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi mesditën e të dielës një takim me emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe. Salla “The Cooper Box, Queen Elizabeth Olympic Parc”, ishte e veshur kuq e zi nga të pranishmit në takim. Në fjalën e tij kryeministri tregoi për orët e qëndrimit në kryeqytetin britanik, ku në çdo hap takoi shqiptarë. Ai tha se i është përgjigjur shqetësimit të rojave të tij britanike me shprehjen ‘‘Don’t ëorry, I’m home!’ Ndër të tjera duke prekur temat e ekonomisë kreu i qeverisë ju tha të pranishmëve:
“Në 1 dekadë rritëm 2.5 herë prodhimin kombëtar, është rritja më e lartë në rajon. U rriten pagat e administratës dhe paga minimale. Kemi rritur pagat reale, të cilat sot janë konkuruese me rajonin, sidomos në turizëm dhe ndërtim. Ju them shqiptarëve që punojnë jashtë sot, ejani në Shqipëri të merrni të ardhura shumë më të mira se ato që merrnit kur ju ikët, por edhe të paguani më pak taksa. Nuk dua t’ju gërvish plagën e qiellit gri mbi kokë këtu në Londër.
Çdo shqiptari në Britani të Madhe që ka një shtëpi në vendlindje, i them sot me plot gojën investo.
Pyesni ata që janë kthyer, se si del më mirë llogaria, këtu apo atje.
‘Paketa e Maleve’ i jep mundësi çdokuj që ka një truall a shtëpi në malet e Shqipërisë të investojë në vendlindje, një punë që kalon nëpër një proces shumë me të thjeshtë dhe pa taksa. Ndërtoni një ekonomi për vete dhe rrisni ekonominë e zonës duke hapur dyert e mikpritjes.
Baticës së gjatë të largimeve nga Shqipëria, për 1001 arsye që janë pjesë e trendit historik të lëvizjeve, sic kanë bërë irlandezët, po i afrohet fundi. Jam i inkurajuar që qindra djem e vajza nga diaspora kanë dëshirë të na bashkohen në nismën “Deputeti që duam’. Ata e dinë mirë se pavarësisht gjithçkaje Shqipëria ka vetëm një forcë shtetbërëse: Partinë Socialiste. Të tjerat janë tezga që shesin qilima fluturues! Ata janë Sudja me fytyra të ndryshme!
Mos mendoni se po ju them se Shqipëria është bërë bahçe me lule. Jo nuk po e them këtë. Por ajo që kishim para një dekade ishte një Shqipëri ‘mos o Zot’. E sotmja është një Shqipëri që po rilind vit pas viti, një Shqipëri me nam të mirë që miliona e miliona njerëz, vijnë dhe e vizitojnë”.
Takimet e Ramës me diaporën shqiptare janë pjesë e një turi për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ku siç dihet emigrantët kanë marrë të drejtën për të votuar.
Sondazh
Humbësit më të mëdhenj të “Trumponomics” - Europa, Kina dhe Meksika do të goditen më shumë nga tarifat e Trump
(The Economist) Në kabinetet e qeverive, në diskutimet e bordeve apo në misionet diplomatike, ka qenë një temë diskutimesh që ka mbizotëruar mbi të tjerat.......
Don’t worry, I’m home!’, Rama takim me emigrantët shqiptarë në Londër
Kryeministri Edi Rama zhvillon takimin me emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe. Salla “The Cooper Box, Queen Elizabeth Olympic Parc”, ishte e veshur kuq......
Intervista për REL, Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se turizmi është kthyer në industri dhe......
Pushime në hapësirë dhe pleqëri në Mars: Planet e SpaceX për të ardhmen e kompanisë!
Ndërsa themeluesi i SpaceX, Elon Musk mund të jetë i vdekur, i vendosur në një ditë duke jetuar në një planet tjetër, shefi operativ i firmës thotë se ajo ka......
Qendrat që fuqizojnë inteligjencën artificiale përdorin më shumë energji elektrike sesa qytete të tëra!
Nevojat për energji të inteligjencës artificiale dhe kompjuterit cloud po rriten aq shumë saqë kampuset individuale të qendrave të të dhënave së shpejti mund......
Shqipëria 2030, Rama takon sot në Londër emigrantët shqiptarë
Kryeministri Edi Rama zhvillon sot në Londër një takim me emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe. Takimi organizohet në kuadër të......
Shqipëria turistike në mediat indiane, “Economic Times”: Vendi ideal për të vizituar në 2025
Mediat indiane e vendosin Shqipërinë mes vendeve më ideale të Europës për tu vizituar në 2025. Revista “The Economic Times” e përfshin vendin tonë në listën......
Moody's i jep Qipros kategorinë e investimeve 'A' për herë të parë në 13 vjet!
Moody's i ka dhënë Republikës së Qipros një përmirësim me dy shkallë në vlerësimin e saj të kreditit, duke e rritur atë nga Baa2 në A3 dhe ka ndryshuar......