Rregulla të reja për mjekët, artistët dhe profesionet e tjera - Udhëzimi/ Të ardhurat nga kontratat me një subjekt tatohen nga 13-23%

Individët e vetëpunësuar, që kanë më pak se tre klientë apo mbi 80 % të të ardhurave i realizojnë nga një klient i vetëm, duhet të plotësojnë “Deklaratën e Statusit të Vetëpunësuarit” deri më 31 mars 2026, e cila shërben si mjet vlerësimi nga administrata tatimore, për të përcaktuar nëse individi i vetëpunësuar nuk ndodhet në kushtet e shmangies tatimore. Konkretisht behet fjalë për profesione të ndryshme, nga artistët, tek mjekët, laborantët, kuzhinierët, hidraulikët, elektricistët, etj të cilët punojnë me NIPT si Person Fizik, dhe që sipas ligjit, trajtohen me normë tatimore zero mbi të ardhurat, por që të ardhurat e tyre nga biznesi mund të konsiderohen si të ardhura punësimi dhe duhet të paguajnë tatim nga 13-23 për qind në varësi të të ardhurave që marrin.
Ministria e Financave ka nxjerrë një udhëzim përkatës, i cili detajon me shembuj se kush duhet të paguajë tatimin mbi të ardhurat.
Konkretisht, një mjek i vetëpunësuar, i cili ka një kontratë shërbimi me një spital dhe përfiton të ardhura mujore prej 2 mijë eurosh, sipas faturimit që kryen kundrejt spitalit. Gjatë ushtrimit të detyrës ai përdor pajisjet e spitalit (aparatura, sallat, zyrat, materialet mjekësore) pa investuar vetë. Pacientët që mjekon i siguron spitali, nuk i sjell ai vetë. Ai e ushtron detyrën në orarin e përcaktuar nga spitali. Spitali mbikëqyr punën e tij dhe vendos rregullat që ai duhet të ndjekë gjatë ushtrimit të detyrës sipas rregulloreve të spitalit. Pra, pavarësisht se doktori sillet si një vetëpunësuar, në fakt sjellja e tij është e njëjtë me atë të një të punësuari pasi ai është i varur nga spitali për punën dhe mjetet, ai nuk mbart risk financiar, prandaj për qëllime tatimore ai do të trajtohet si punonjës i spitalit.
Një shembull tjetër është në rastin e kuzhinierëve. Një kuzhinier i cili ushtron profesionin si i vetëpunësuar në një restorant të caktuar dhe nuk mund ta delegojë apo zëvendësojë me dikë tjetër veten e tij. Restoranti ku ai punon, ka investuar mbi të gjitha pajisjet e kuzhinës dhe furnizon të gjitha materialet që i duhen kuzhinierit për të kryer punën e tij. Gjithashtu, restoranti ka përcaktuar dhe orarin dhe ditët e punës të kuzhinierit dhe ai paguhet me pagë fikse mujore 2500 euro në muaj pavarësisht qarkullimit që kryhet në restorant, sipas kontratës që ka me restorantin. Në këtë rast është një punonjës i restorantit, pavarësisht sjelljes së tij si i vetëpunësuar, për arsye se sjellja e tij është e njëjtë me atë të një punonjësi, ai nuk mbart risk dhe puna e tij kontrollohet tërësisht nga restoranti.
E njëjta gjë ndodh edhe më një hidraulik, që edhe pse mund të përdorë mjetet e veta të punës, faturon kompaninë për çdo shërbim të tij, është kompania ajo që i siguron atij punën, kontrollon cilësinë e saj, me të gjitha materialet e nevojshme dhe është e vetmja kompani me të cilën operon.
Ky rregull prek edhe profesionet e tjera si artistët, financiarë, elektricistë, etj, që punojnë në të njëjtën formë të cilët duhet të plotësojnë deklaratën për të vetëdeklaruar se të ardhurat e tyre nuk janë nga punësimi dhe më pas bëhet vlerësimi nga administrata tatimore.
Kosova dhe Italia heqin tatimin e dyfishtë - Mjedis më i favorshëm për investime dhe zhvillim ekonomik
Administrata Tatimore e Kosovës njoftoi se ka filluar zbatimi i marrëveshjes me Italinë për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit dhe......
“Merrni masa ndaj debitorëve të ujit!” - ERRU: Normat e arkëtimit mbeten problematike
Pagesat e faturave në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve vijojnë të mbeten në nivele jo të kënaqshme për një pjesë të shoqërive rajonale, duke reflektuar......
Çmimi i naftës kalon 115 dollarë për fuçi - Tregjet globale reagojnë pas sulmeve ndaj aseteve energjetike në Lindjen e Mesme
Çmimet e naftës u rritën të enjten, me Brent që arriti nivelin më të lartë në më shumë se një javë duke qendruar pranë 115 dollarë për fuçi, pasi Irani......
Rama: Shqipëria e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026!
Kryeministri Edi Rama ndau sot njoftimin se Shqipëria ka arritur një tjetër progres të rëndësishëm në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në......
Çmimet e karburantit prekin edhe linjat ajrore - Kompanitë evropiane synojnë të heqin dorë nga agjenda e gjelbër
Krerët e linjave ajrore evropiane do të takohen në Bruksel nën dritën e luftës në Lindjen e Mesme dhe rritjes së çmimeve të naftës, duke kërkuar të......
Forcohet ndjeshëm Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka shënuar mëngjesin e sotëm një rritje të ndjeshme të vlerës në raport me një ditë më parë pasi është blerë me 83.2 lekë dhe është shitur......
“Forcim i bashkëpunimit qeveri-biznes për teknologjinë” - Raporti Këshillit të Investimeve: Më shumë financim për inovacionin e digjitalizimin
Në Raportin e fundit të Monitorimit të Këshillit të Investimeve për vitin 2025 vihet theksi te forcimi i ekosistemit të inovacionit dhe përshpejtimi i......
Italia heq përkohësisht akcizën e karburantit - Do të kushtojë 25 cent/litër më pak. Masa do të zgjasë 20 ditë
Ka hyrë sot në fuqi vendimi I qeverisë italiane për heqjen e përkohshme të akcizës së karburantit për 20 ditë, duke bërë që një litër të kushtojë 25 cent më......


