Europa Postuar më 19 Mars 2026, 09:42

“Forcim i bashkëpunimit qeveri-biznes për teknologjinë” - Raporti Këshillit të Investimeve: Më shumë financim për inovacionin e digjitalizimin

Nga SCAN TV

“Forcim i bashkëpunimit qeveri-biznes për

Në Raportin e fundit të Monitorimit të Këshillit të Investimeve për vitin 2025 vihet theksi te forcimi i ekosistemit të inovacionit dhe përshpejtimi i transformimit digjital të bizneseve, veçanërisht të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Në dokument rekomandohet forcimi i bashkëpunimit mes qeverisë, sektorit privat dhe partnerëve ndërkombëtarë, me qëllim sigurimin e financimit të qëndrueshëm për investimet në teknologji dhe inovacion. Një tjetër rekomandim lidhet me konsolidimin e skemave të granteve dhe subvencioneve për Ndërmarrjet Mikro të Vogla dhe të Mesme, në mënyrë që të rritet aksesi i tyre në mbështetje financiare dhe të nxitet adoptimi i teknologjive të avancuara.

Raporti thekson gjithashtu nevojën për kalim nga ndërhyrje të fragmentuara drejt një qasjeje më strukturore, përmes instrumenteve si vlerësimi i pjekurisë digjitale dhe parimi “testim para investimit”, që synon rritjen e efektivitetit të investimeve publike dhe private.

Në kuadër të zhvillimeve të vitit 2025, janë krijuar Qendrat Evropiane të Inovacionit Digjital, të integruara në rrjetin e Bashkimit Evropian, të cilat ofrojnë mbështetje për digjitalizimin e bizneseve. Megjithatë, raporti nënvizon se këto mekanizma ndodhen ende në fazë operacionalizimi dhe kërkojnë konsolidim institucional dhe financiar për të prodhuar efekte të qëndrueshme.

Në të njëjtën linjë zhvillimesh, janë miratuar edhe dokumente strategjike për arsimin digjital dhe sigurinë kibernetike për periudhën 2025–2030, të cilat synojnë forcimin e kompetencave digjitale, përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e mbrojtjes së sistemeve elektronike. Sipas raportit, zbatimi i qëndrueshëm i këtyre rekomandimeve do të jetë vendimtar për rritjen e inovacionit, konkurrueshmërisë dhe zhvillimit ekonomik.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat