Kosova dhe Italia heqin tatimin e dyfishtë - Mjedis më i favorshëm për investime dhe zhvillim ekonomik

Administrata Tatimore e Kosovës njoftoi se ka filluar zbatimi i marrëveshjes me Italinë për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit dhe shmangies tatimore në fushën e tatimit në të ardhura.
Sipas njoftimit, kjo marrëveshje synon avancimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit në çështjet tatimore. Përmes saj eliminohet barra e tatimit të dyfishtë për individët dhe bizneset, duke krijuar një mjedis më të favorshëm për investime dhe zhvillim ekonomik.
Marrëveshja po ashtu adreson parandalimin e evazionit dhe shmangies tatimore, duke kufizuar përdorimin e skemave që çojnë në mos-deklarim apo deklarim të pasaktë të të ardhurave. Në të përcaktohen qartë kategoritë e personave të mbuluar dhe mënyrat e trajtimit të të ardhurave për qëllime tatimore, në përputhje me legjislacionin përkatës të secilit shtet.
Ajo zbatohet për personat rezidentë të njërit apo të të dy shteteve kontraktuese dhe trajton të ardhurat që burojnë përmes subjekteve apo aranzhimeve të ndryshme, duke garantuar një kornizë të qartë ligjore.
Gjithashtu, marrëveshja siguron respektimin e të drejtave tatimore të të dy vendeve, duke përcaktuar rastet kur përfitimet nga kjo marrëveshje mund të aplikohen.
Zbatimi i kësaj marrëveshjeje konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë, si dhe rritjes së sigurisë ligjore për investitorët dhe bizneset që operojnë në të dy tregjet.
Ndërkaq, Kosova vazhdon të zgjerojë rrjetin e saj të marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e tatimeve dhe aktualisht ka në fuqi gjithsej 22 marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë me shtete të ndryshme.
“Merrni masa ndaj debitorëve të ujit!” - ERRU: Normat e arkëtimit mbeten problematike
Pagesat e faturave në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve vijojnë të mbeten në nivele jo të kënaqshme për një pjesë të shoqërive rajonale, duke reflektuar......
Çmimi i naftës kalon 115 dollarë për fuçi - Tregjet globale reagojnë pas sulmeve ndaj aseteve energjetike në Lindjen e Mesme
Çmimet e naftës u rritën të enjten, me Brent që arriti nivelin më të lartë në më shumë se një javë duke qendruar pranë 115 dollarë për fuçi, pasi Irani......
Rama: Shqipëria e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026!
Kryeministri Edi Rama ndau sot njoftimin se Shqipëria ka arritur një tjetër progres të rëndësishëm në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në......
Çmimet e karburantit prekin edhe linjat ajrore - Kompanitë evropiane synojnë të heqin dorë nga agjenda e gjelbër
Krerët e linjave ajrore evropiane do të takohen në Bruksel nën dritën e luftës në Lindjen e Mesme dhe rritjes së çmimeve të naftës, duke kërkuar të......
Forcohet ndjeshëm Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka shënuar mëngjesin e sotëm një rritje të ndjeshme të vlerës në raport me një ditë më parë pasi është blerë me 83.2 lekë dhe është shitur......
“Forcim i bashkëpunimit qeveri-biznes për teknologjinë” - Raporti Këshillit të Investimeve: Më shumë financim për inovacionin e digjitalizimin
Në Raportin e fundit të Monitorimit të Këshillit të Investimeve për vitin 2025 vihet theksi te forcimi i ekosistemit të inovacionit dhe përshpejtimi i......
Italia heq përkohësisht akcizën e karburantit - Do të kushtojë 25 cent/litër më pak. Masa do të zgjasë 20 ditë
Ka hyrë sot në fuqi vendimi I qeverisë italiane për heqjen e përkohshme të akcizës së karburantit për 20 ditë, duke bërë që një litër të kushtojë 25 cent më......
Ulja e varësisë nga lëndët djegëse fosile - Shumë vende mendojnë strategji të reja si rrjedhojë e luftës në Iran
Shoku energjetik nga lufta në Iran i ka detyruar politikëbërësit në të gjithë botën të rimendojnë mënyrat për të zvogëluar varësinë afatgjatë nga importet e......


