Rama: Shqipëria e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026!

Kryeministri Edi Rama ndau sot njoftimin se Shqipëria ka arritur një tjetër progres të rëndësishëm në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në vendin e 9-të në botë sipas National Cyber Security Index (NCSI), me një rezultat prej 92.5 pikësh.
Ky pozicionim përfaqëson një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme, duke reflektuar një ngjitje të qëndrueshme nga vendi i 54-t në vitin 2023 dhe vendi i 15-të në vitin 2025, drejt një renditjeje ndër vendet më të avancuara në nivel global në këtë fushë.
Vlerësimi i NCSI bazohet në analizën e kapaciteteve kombëtare për menaxhimin e rreziqeve kibernetike, përfshirë kuadrin ligjor dhe politik, mbrojtjen e shërbimeve thelbësore, menaxhimin e incidenteve kibernetike, si dhe zhvillimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Rezultati i Shqipërisë reflekton përmbushjen e një game të gjerë treguesish që lidhen me organizimin institucional, reagimin ndaj incidenteve dhe masat parandaluese në nivel kombëtar.
Gjatë kësaj periudhe, strukturat përgjegjëse kanë menaxhuar me sukses një sërë incidentesh dhe kërcënimesh kibernetike, duke forcuar kapacitetet për identifikimin, analizimin dhe reagimin në kohë reale. Përvoja e krijuar nga këto raste ka kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe në rritjen e qëndrueshmërisë së sistemeve të informacionit në nivel kombëtar.
Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale.
Renditja në këtë nivel konfirmon avancimin e Shqipërisë në ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm të sigurisë kibernetike dhe përputhjen me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në këtë fushë.

National Cyber Security Index (NCSI) është një indeks ndërkombëtar që mat nivelin e përgatitjes së shteteve për të parandaluar kërcënimet dhe për të menaxhuar incidentet kibernetike. Ai zhvillohet nga E-Governance Academy (EGA) në Estoni, një organizatë e njohur globalisht për ekspertizën në qeverisjen digjitale dhe sigurinë kibernetike.
Indeksi përfshin 112 shtete dhe vlerëson mbi 40 indikatorë që mbulojnë: kuadrin ligjor dhe institucional, mbrojtjen e shërbimeve kritike dhe të dhënave personale, kapacitetet e reagimit dhe menaxhimit të krizave, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Çmimet e karburantit prekin edhe linjat ajrore - Kompanitë evropiane synojnë të heqin dorë nga agjenda e gjelbër
Krerët e linjave ajrore evropiane do të takohen në Bruksel nën dritën e luftës në Lindjen e Mesme dhe rritjes së çmimeve të naftës, duke kërkuar të......
Forcohet ndjeshëm Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka shënuar mëngjesin e sotëm një rritje të ndjeshme të vlerës në raport me një ditë më parë pasi është blerë me 83.2 lekë dhe është shitur......
“Forcim i bashkëpunimit qeveri-biznes për teknologjinë” - Raporti Këshillit të Investimeve: Më shumë financim për inovacionin e digjitalizimin
Në Raportin e fundit të Monitorimit të Këshillit të Investimeve për vitin 2025 vihet theksi te forcimi i ekosistemit të inovacionit dhe përshpejtimi i......
Italia heq përkohësisht akcizën e karburantit - Do të kushtojë 25 cent/litër më pak. Masa do të zgjasë 20 ditë
Ka hyrë sot në fuqi vendimi I qeverisë italiane për heqjen e përkohshme të akcizës së karburantit për 20 ditë, duke bërë që një litër të kushtojë 25 cent më......
Ulja e varësisë nga lëndët djegëse fosile - Shumë vende mendojnë strategji të reja si rrjedhojë e luftës në Iran
Shoku energjetik nga lufta në Iran i ka detyruar politikëbërësit në të gjithë botën të rimendojnë mënyrat për të zvogëluar varësinë afatgjatë nga importet e......
Politika monetare shqiptare përballë pasigurisë botërore - Në fokus, stabiliteti i çmimeve. Guvernatori i BSH në takim me përfaqësues të Bankës Botërore
Forcimi i stabilitetit financiar dhe zhvillimi i mëtejshëm i sektorit financiar në vend ishte fokusi i takimit më të fundit të Guvernatorit të Bankës së......
Ballkani përballë rreziqeve të reja - Organizatat e rajonit mblidhen për më shumë siguri dhe koordinim
Siguria e organizatave në Ballkanin Perëndimor po përballet me sfida të reja, në një kohë kur gjeopolitika globale po ndryshon me ritme të shpejta dhe......
Inflacioni sipas Eurostat vlerësohet në 2.5%/ Norma në shkurt më e ulët se në rajon, por mbi mesataren europiane
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Shkurt të këtij......


