Pension 550 euro në muaj? - Studimi/ Shpenzimet fikse të pensionistëve arrijnë deri në 800 euro
Pensionistët përballen me një të ardhur fikse që nuk mund të ndryshojë lehtësisht për shkak të pensioneve të caktuara dhe të kufizuara që marrin, por nga ana tjetër kanë edhe shpenzime fikse të cilat janë edhe më të larta se pensionet mujore.
Sipas një studimit të “ALTAX”, shpenzimet fikse të pensionistëve përfshijnë shpenzimet për ushqim të cilat llogariten në rreth 15,000 - 30,000 lekë në muaj, varësisht nga niveli i jetesës dhe vendbanimi.
Shpenzimet për medikamente, trajtime mjekësore dhe vizita tek mjekët janë të domosdoshme për pensionistët dhe mund të arrijnë një shumë të konsiderueshme. Vlera e mundshme është rreth 5,000 - 15,000 lekë në muaj, varësisht nga nevojat shëndetësore individuale dhe mbulimi i sigurimeve shëndetësore.
Shpenzimet për energjinë (elektricitet, ngrohje) dhe shërbimet e tjera të nevojshme llogariten në rreth 5,000 - 10,000 lekë në muaj, varësisht nga kushtet e strehimit dhe përdorimi i energjisë.
Transporti për pensionistët mund të jetë një shpenzim tjetër i rëndësishëm, sidomos për ata që duhet të udhëtojnë për nevoja shëndetësore, shërbime publike apo aktivitete të përditshme. vlera e mundshme është rreth 2,000 - 5,000 lekë në muaj.
Shpenzimet për strehimin, të cilat përfshijnë qiranë (nëse jetojnë me qira) ose pagesat për shpenzimet e mirëmbajtjes të shtëpisë llogariten në 10,000 - 20,000 lekë në muaj, varësisht nga vendbanimi dhe kushtet e shtëpisë.
Shuma totale e shpenzimeve fikse për një pensionist është midis 37,000 - 80,000 lekë në muaj (varësisht nga faktorët e përmendur).
Studimi arrin në konkluzionin se për një jetesë dinjitoze të kësaj kategorie do të duhet një pension më i lartë për të siguruar një nivel të kënaqshëm jetese.
Pensioni pa përfshirë qiranë, sugjerohet në rreth 45,000–55,000 lekë në muaj për një pensionist, duke mbuluar ushqimin, energjinë, kujdesin shëndetësor dhe shpenzimet e tjera.
Dhe rreth 60,000–70,000 lekë në muaj për një pensionist që paguan qira.
Ky pension do të sigurojë mundësinë për të përballuar nevojat themelore, por gjithashtu për të pasur mundësi për aktivitete sociale dhe rekreative, kursime për emergjenca dhe pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore.
Sondazh

Plani i Kinës për gazin natyror - Tarifat kineze për LNG-në do të ndryshojnë rrjedhën e tregtisë globale
Vendimi i Kinës për të vendosur tarifa hakmarrëse për gazin natyror të lëngshëm të importuar nga SHBA do të rrisë përpjekjet për të shkëputur blerësin dhe......

AIDA mbështetje deri në 2,5 milionë lekë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme!
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve hap thirrjen për mbështetjen dhe zhvillimin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM), për vitin......

Ndryshimet në deklaratën e Tatimit në Burim - DPT publikon detajet!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar sot se ndryshimet në ligjin e ri të “Tatimit mbi të Ardhurat” kanë sjellë dhe ndryshime në deklaratën e......

TIA: Ka përfunduar me sukses rishikimi i sigurisë nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroportit!
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka përfunduar me sukses rishikimi i sigurisë nga programi APEX i Këshillit......

Paga mesatare në Mal të Zi, mbi 1,000 euro - Të ardhurat neto në dhjetor shënuan 24.3% rritje, në raport me 2023
Paga mesatare neto në dhjetor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023 shënoi një rritje prej 24,3 për qind.Paga mesatare neto në dhjetor krahasuar me të......

Rama: Së shpejti hekurudha Tiranë-Durrës do të jetë funksionale
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në rrjetet sociale gjatë rubrikës së tij të re “Sy m’sy” në Facebook dhe Instagram ku iu përgjigjet pyetjeve dhe komenteve......

333 milionë lekë për polin e festivaleve, Korçë - FSHZH hap tenderin, synohet zhvillim e turizëm
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për ndërtimin e godinave dhe parkut “Poli i Festivaleve dhe Industrisë Kreative” Drenovë, Korçë. Fondi limit i......

Transaksionet e dyshimta, cilët subjekte futen në listë? - Noterët, kontabilistët dhe agjentët e pasurive të paluajtshme, detyrim për raportim
Qeveria po merr masa për të shmangur pastrimin e parave në vend, duke i shtrirë ato në sektorë që janë konsideruar si problematike në këtë drejtim. Referuar......