Rajoni Postuar më 4 Shkurt 2025, 11:00

Paga mesatare në Mal të Zi, mbi 1,000 euro - Të ardhurat neto në dhjetor shënuan 24.3% rritje, në raport me 2023

Nga Kristi Ceta

Paga mesatare në Mal të Zi, mbi 1,000 euro - Të ardhurat neto

Paga mesatare neto në dhjetor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023 shënoi një rritje prej 24,3 për qind.Paga mesatare neto në dhjetor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023 shënoi një rritje prej 24,3 për qind.Paga mesatare neto në dhjetor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023 shënoi një rritje prej 24,3 për qind.Paga mesatare në Mal të Zi për dhjetorin e vitit të kaluar ka kaluar për herë të parë shumën e një mijë eurove, duke arritur në 1,012 euro.

Të ardhurat mesatare në dhjetor të vitit të kaluar ishin 198 euro më të larta se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishte 814 euro.

Rroga mesatare neto në dhjetor, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023, shënoi një rritje prej 24.3 për qind.

Sipas të dhënave të Monstat, paga mesatare pa taksa dhe kontribute në dhjetor ishte 1,9 për qind më e lartë se në nëntor, duke shënuar rritje të vazhdueshme mujore gjatë gjithë vitit 2024.

“Nëse marrim parasysh se çmimet e konsumit në dhjetor shënuan një rënie prej 0,1 për qind në krahasim me nëntorin, rezulton se pagat reale për të njëjtën periudhë shënuan rritje prej dy për qind”, thuhet në njoftim.

Monstat bëri të ditur se vitin e kaluar rroga mesatare bruto ishte 1,080 euro, ndërsa të ardhurat mesatare neto ishin 876 euro.

Të dhënat tregojnë se pavarësisht shtrenjtimit të çmimeve të konsumit me 3,3 për qind vitin e kaluar krahasuar me 2023, pagat reale shënuan rritje prej 7,1 për qind për të njëjtën periudhë.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 4 Shkurt Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!

Dollari amerikan është blerë sot me 95.6 lekë dhe është shitur me 97.1 lekë  në raport me dje duke shënuar kështu një zbritje të vlerës sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat