Ndryshojnë rregullat për pasuritë e sekuestruara - Përfshihen kriptomonedhat, Agjencia administruese do të kryejë edhe procedurën e shitjes

Pasuritë e sekuestruara apo të konfiskuara do të administrohen më shpejt dhe nga një institucion i vetëm.
Projektligji i cili sjell ndryshime në ligjin aktual “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara” është depozituat për diskutim në komisionet parlamentare, dhe synon përmirësimin e kuadrit ligjor për menaxhimin dhe përdorimin e këtyre aseteve nga shteti.
Ndryshimet parashikojnë zgjerimin e objektit të ligjit, duke përfshirë jo vetëm pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga organet e drejtësisë, por edhe të atyre që konfiskohen nga pushtetit vendor, që janë kryesisht ndërtimet pa leje.
Në kuadër të ndryshimeve, parashikohet krijimi i një fondi të posaçëm të dedikuar për administrimin e ndërtimeve pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për funksione zhvillimore, sociale apo institucionale.
Një risi kryesore është parashikimi që Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara të kryejë vetë edhe procedurat e shitjes së pasurive, përveç qiradhënies, përmes ankandit publik, duke marrë drejtpërdrejt përgjegjësinë për vlerësimin, administrimin dhe transferimin e të ardhurave.
Drafti përfshin gjithashtu kriptomonedhat në kategorinë e pasurive të luajtshme që mund të sekuestrohen dhe konfiskohen, duke i dhënë bazë ligjore për herë të parë administrimit të tyre nga institucionet shtetërore.
Sipas relacionit shpjegues, projektligji synon të shkurtojë afatet procedurale të administrimit dhe shitjes së pasurive, të rrisë eficiencën e përdorimit të tyre dhe të kontribuojë në rritjen e të ardhurave publike, pa sjellë kosto shtesë për buxhetin e shtetit.
Diskutimi në komisione parlamentare pritet të fokusohet në mënyrën e zbatimit të risive, mekanizmat e kontrollit dhe rolin e institucioneve përgjegjëse në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Rama paralajmëron ndërhyrje ligjore pas mosvendimit të Kushtetueses: Funksionet kushtetuese s’mund të pezullohen
Kryeministri Edi Rama ka bërë publike tre përfundime nga mbledhja e Grupit Parlamentar Socialist dhe duke paralajmëruar ndërhyrje në legjislacion lidhur me......
Sa na kushton administrata publike? - Analiza e ALTAX/ Vlera reale që prodhon për ekonominë dhe efikasiteti
Administrata publike po i kushton shtrenjtë buxhetit të shtetit, ndërsa vlera reale që prodhon për ekonominë dhe shoqërinë mbetet e ulët. Sipas analizës së......
DIVA, tatimet hapin aplikimet për kompensimin për arsimin - Administrata sqaron procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm
Administrata tatimore ka hapur aplikimet për përfitimin e vlerës së kompensimit për arsimin e fëmijëve, për të gjithë ata individë që plotësuan DIVA dhe......
Kredia ndjek fitimin, jo zhvillimin/ Si u ndanë huatë e reja për biznesin mes sektorëve në vitin 2025?
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se huatë e reja për biznesin arritën në 296.2 miliardë lekë, nga 268.9 miliardë lekë në vitin 2024, duke shënuar......
Si do të ndryshojnë pagat për punonjësit e shëndetësisë? - Nga vjetërisa e punës tek shërbimi larg vendbanimit dhe urgjencat
Këshilli I Ministrave ka miratuar një paketë ndryshimesh në skemën e pagave dhe trajtimit financiar për punonjësit e sistemit shëndetësor, duke ndryshuar......
Ndalohet ngadalësimi i internetit nga operatorët - AKEP: Të mos favorizojnë aplikacione të caktuara dhe penalizojnë të tjerat
Një paketë rregullash të reja synojnë të ndalojnë bllokimin, ngadalësimin apo favorizimin e aplikacioneve dhe faqeve të internetit nga operatorët. Dokumenti......
Indeksi I shteteve përgjegjës/ Ku renditet Shqipëria? Pozicionohemi përpara shumë ekonomive të zhvilluara dhe në krye të rajonit
Indeksi i Kombit Përgjegjës (Responsible Nation Index – RNI) 2026 përfaqëson një ndryshim thelbësor në mënyrën se si matet suksesi i një shteti në nivel......
Çmimi i naftës bie me më shumë se 1% - Bisedimet SHBA-Iran lehtësojnë shqetësimet për furnizimin
Çmimet e naftës ranë me më shumë se 1% këtë të hënë, ndërsa frika për një konflikt në Lindjen e Mesme u zbut pasi SHBA-të dhe Irani u zotuan të vazhdojnë......


