Shqipëria Postuar më 9 Shkurt 2026, 11:45

Sa na kushton administrata publike? - Analiza e ALTAX/ Vlera reale që prodhon për ekonominë dhe efikasiteti

Nga Ernilda Luzi

Sa na kushton administrata publike? - Analiza e ALTAX/ Vlera reale që

Administrata publike po i kushton shtrenjtë buxhetit të shtetit, ndërsa vlera reale që prodhon për ekonominë dhe shoqërinë mbetet e ulët. Sipas analizës së publikuar nga Altax, në vitin 2026 shpenzimet totale të buxhetit parashikohen rreth 887 miliardë lekë, ose afërsisht 32% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Nga këto, rreth 140 miliardë lekë shkojnë vetëm për paga dhe kontribute të punonjësve publikë, që përbëjnë 5% të PBB-së. Praktikisht, 1 në çdo 6 lekë të buxhetit të shtetit përdoret për rrogat e administratës publike.

Ndërkohë, paga mesatare mujore në sektorin publik vlerësohet 92–100 mijë lekë, ose rreth 1 mijë euro, por kostoja reale për çdo punonjës, duke përfshirë shpenzimet operative, sigurimet, infrastrukturën dhe mirëmbajtjen arrin deri në 2 deri në 2.5 milionë lekë në vit, deri 2.5 herë më shumë se paga bruto.

Sipas ALTAX, problemi kryesor mbetet efikasiteti. Analiza tregon se për çdo 1 lek të shpenzuar, administrata publike prodhon vetëm 40–60% vlerë reale, një nivel dukshëm më i ulët krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku koeficienti i eficiencës shkon 0.7–0.8, dhe shumë larg mesatares së Bashkimit Europian, që varion nga 1.2 në 1.5.

Sipas ekspertëve, kjo e bën administratën publike më tepër një barrë neto për ekonominë, sesa një motor zhvillimi.

Altax thekson se zgjidhja kërkon transparencë më të madhe, reforma, matje performance dhe një administratë e ndërtuar mbi meritokraci.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat