Kredia ndjek fitimin, jo zhvillimin/ Si u ndanë huatë e reja për biznesin mes sektorëve në vitin 2025?

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se huatë e reja për biznesin arritën në 296.2 miliardë lekë, nga 268.9 miliardë lekë në vitin 2024, duke shënuar një rritje vjetore prej 10.2%. Ky është një sinjal pozitiv për aktivitetin ekonomik, por struktura e rritjes tregon qartë se kredia po përqendrohet në sektorë të caktuar, ndërsa të tjerë po humbasin terren.
Sektori që ka përfituar më shumë nga zgjerimi i kreditimit është tregtia me shumicë dhe pakicë, përfshirë riparimin e automjeteve, me një volum prej 109.2 miliardë lekësh në 2025 dhe rritje vjetore 14.2%. Ky sektor mbetet konsumatori kryesor i kredisë bankare, duke reflektuar peshën e lartë të tregtisë në strukturën e ekonomisë shqiptare. Paralelisht, industria përpunuese ka shënuar një rritje të fortë prej 29.2%, duke arritur në 35.9 miliardë lekë, ndërsa industria nxjerrëse ka regjistruar një zgjerim edhe më të mprehtë, me 62.1% më shumë kredi të reja krahasuar me një vit më parë.
Një tjetër grup sektorësh që spikasin për rritje të shpejtë janë shërbimet. Informacioni dhe komunikacioni u rritën me 66.3%, shërbimet administrative dhe mbështetëse me 80.7%, ndërsa aktivitetet financiare dhe të sigurimit shënuan një rritje shumë të lartë prej 185.8%. Edhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 44.9% dhe pasuritë e paluajtshme me 35.8% tregojnë zgjerim të ndjeshëm.
Në kontrast të fortë me këtë panoramë pozitive qëndrojnë disa sektorë kyç. Energjia elektrike dhe furnizimi me gaz pësuan një rënie të ndjeshme të kreditimit të ri, me -46.6%, duke zbritur në vetëm 13.0 miliardë lekë.
Bujqësia, pyjet dhe peshkimi mbeten sektorë me peshë shumë të ulët në kreditim dhe me rënie të lehtë vjetore (-3.2%), çka konfirmon edhe një herë vështirësitë strukturore të financimit të këtij sektori. Nga ana tjetër, rritjet shumë të larta në terma përqindorë në sektorë si furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve (+402.9%) apo administrimi publik (+188.9%) duhen interpretuar me kujdes, pasi vijnë nga baza shumë të ulëta dhe nuk ndryshojnë ndjeshëm peshën e tyre reale në totalin e kredisë.
Si do të ndryshojnë pagat për punonjësit e shëndetësisë? - Nga vjetërisa e punës tek shërbimi larg vendbanimit dhe urgjencat
Këshilli I Ministrave ka miratuar një paketë ndryshimesh në skemën e pagave dhe trajtimit financiar për punonjësit e sistemit shëndetësor, duke ndryshuar......
Ndalohet ngadalësimi i internetit nga operatorët - AKEP: Të mos favorizojnë aplikacione të caktuara dhe penalizojnë të tjerat
Një paketë rregullash të reja synojnë të ndalojnë bllokimin, ngadalësimin apo favorizimin e aplikacioneve dhe faqeve të internetit nga operatorët. Dokumenti......
Indeksi I shteteve përgjegjës/ Ku renditet Shqipëria? Pozicionohemi përpara shumë ekonomive të zhvilluara dhe në krye të rajonit
Indeksi i Kombit Përgjegjës (Responsible Nation Index – RNI) 2026 përfaqëson një ndryshim thelbësor në mënyrën se si matet suksesi i një shteti në nivel......
Çmimi i naftës bie me më shumë se 1% - Bisedimet SHBA-Iran lehtësojnë shqetësimet për furnizimin
Çmimet e naftës ranë me më shumë se 1% këtë të hënë, ndërsa frika për një konflikt në Lindjen e Mesme u zbut pasi SHBA-të dhe Irani u zotuan të vazhdojnë......
Evropianët po pasurohen, por jo të gjithë njëlloj? - Çfarë mund të sigurojmë me të ardhurat reale të familjes
"Të ardhurat reale të familjes" janë ato që keni në të vërtetë pas taksave dhe inflacionit. Në veri të europës, çmimet e larta e bëjnë shumë më të shtrenjtë......
Aeroporti i Tiranës mbyll 2025-ën në krye të rajonit - TIA: Rekord pasagjerësh, 11.6 milionë vetëm në një vit
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka konfirmuar për vitin 2025 pozicionin e tij udhëheqës në rajon. Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Këshilli......
Prodhuesi i baterive anulon investimet në Itali dhe Gjermani - ACC e Stellantis nuk planifikojnë më që të hapin gigafabrikat
Sipërmarrja evropiane e baterive të automjeteve Automotive Cells po pezullon planet për të ndërtuar gjigafabrika baterish në Itali dhe Gjermani, tha të......
SHBA-të sfidojnë kontrollin kinez për mineralet afrikane - Firmat kineze kontrollojnë prej vitesh asetet e bakrit dhe kobaltit
SHBA-të po përdorin marrëveshjet e blerjeve dhe financimin e mbështetur nga shteti për të konkurruar në afat të shkurtër Kinën, në sigurimin e furnizimeve me......


