Mbi 89 mijë tatimpagues kanë plotësuar DIVA-n/ Priten 200 mijë deklarata në total për shkak të rimbursimeve

Mbi 89 mijë tatimpagues deri më tani kanë plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të ardhurave, DIVA 2025, afati përfundimtar i së cilës është më 31 Mars.
Pritshmëritë e administratës tatimore janë që kjo deklaratë të plotësohet nga afro 200 mijë individë, nga 140 mijë qe kanë deklaruar në vitin 2024. Kjo për shkak të aplikimit për herë të parë të zbritjeve tatimore për fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet arsimore, nga të cilat përfitojnë jo vetëm individët me të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë por edhe ata nën 1.2 milionë lekë, të cilët përveç se nuk e kanë detyrim, nxiten që të deklarojnë vullnetarisht në mënyrë që të mund të marrin rimbursimin që u takon, nëse rezultojnë me tepricë kreditore.
Këtë vit individët me të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë kanë të drejtën e përfitimit të zbritjes për numrin e fëmijëve në ngarkim dhe personat me të ardhura nën 1.2 milionë lekë që kanë të drejtën, që përveç fëmijëve në ngarkim të përfitojnë dhe zbritje tatimore për shpenzimet arsimore .
Administrata Tatimore bën me dije se afati i deklarimit dhe pagesës së DIVA 2025, sipas ligjit të ri është 31 marsi 2026 dhe se subjekt deklarimi me detyrim për vitin 2025 janë ata individë që kanë realizuar të ardhura bruto vjetore 1.2 milionë lekë ose më shumë nga të gjitha burimet, jo vetëm nga paga; Kanë qenë në më shumë se 1 marrëdhënie punësimi gjatë të paktën 1 muaji apo ata që gjatë vitit 2025 kanë realizuar të ardhura më shumë se 50.000 lekë, për të cilat nuk është mbajtur tatim.
Sipas Administratës Tatimore, gjithashtu janë plotësuar rreth 80 mijë deklarata për të ardhurat personale nga biznesi, si dhe 15 mijë e 306 deklarata për tatimin mbi të ardhurat e korporatës.
Lufta i jep goditje më të fortë gazit natyror sesa naftës - Çmimet e LNG në Evropë janë rritur 85%, ndërsa të naftës vetëm 55%
Në shikim të parë, lufta e Iranit duket se po godet naftën dhe gazin me të njëjtën forcë, ndërsa raketat, sulmet me dronë dhe ndërprerjet e transportit detar......
Forcim i bashkëpunimit Shqipëri-Itali për luftën kundër evazionit dhe krimit financiar
Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj zhvilloi një takim në Romë, me Gjeneralin e Trupës, Bruno Buratti, Gjeneral Brigade, Vito Giordano, dhe......
Malaj në takimin e iniciativës FUTURE500 për zhvillimin ekonomik të Europës!
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në një darkë të organizuar në Bruksel, në kuadër të iniciativës FUTURE500. Aktiviteti u zhvillua me ftesë të......
Luhatje të ndjeshme në tregun valutor – Dobësohet Dollari amerikan. Paundi fiton pikë!
Dollari amerikan është dobësuar duke regjistruar rënie të ndjeshme këtë mëngjes në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.2 lekë dhe duke u shitur......
Nënshkruhet marrëveshja tregtare BE-Australi/ Unioni do të kursejë 1 miliard euro në vit në detyrime
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nënshkroi të martën një marrëveshje të tregtisë së lirë me kryeministrin australian Anthony......
Plan për të zgjidhur krizën e strehimit në BE - Parlamenti Evropian miraton raportin me rekomandime
Parlamenti Evropian miratoi raportin e parë mbi Krizën e Strehimit në Bashkimin Evropian. Me 367 vota pro dhe 166 kundër, raporti bën thirrje për një veprim......
Korea e Jugut nis kursimin e energjisë - Nga karikimi i telefonave dhe automjeteve, deri tek pajisjet elektro-shtëpiake
Koreano-Jugori Lee bën thirrje për fushatë për kursimin e energjisë, duke përfshirë dushe më të shkurtra dhe bordura për makinat. Presidenti i Koresë së......
Pensionet shtetërore në Evropë - Ku e mbulojnë më mirë koston e jetesës?
Pensionet shtetërore si pjesë e kostove të jetesës ndryshojnë shumë në të gjithë Evropën. Në Evropën Veriore dhe Perëndimore, pensionet shpesh i plotësojnë......


