Shqipëria Postuar më 24 Mars 2026, 09:57

Luhatje të ndjeshme në tregun valutor – Dobësohet Dollari amerikan. Paundi fiton pikë!

Nga Edel Strazimiri

Luhatje të ndjeshme në tregun valutor – Dobësohet Dollari

Dollari amerikan është dobësuar duke regjistruar rënie të ndjeshme këtë mëngjes në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.2 lekë dhe duke u shitur me 83.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane ndërkaq vijon edhe këtë të martë të mos shënojë luhatje të konsiderueshme të kuotës duke u blerë sot me 95.6 lekë dhe duke u shitur me 96.2 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Franga zvicerane sakaq ka pësuar luhatje të vlerës duke u dobësuar krahasuar me ditën e hënë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 104.4 lekë dhe duke u shitur me 105.5 lekë.

Paundi britanik ndërkaq është forcuar ditën e sotme duke pasur një rritje të kuotës në raport me dje teksa është blerë me 110.2 lekë dhe është shitur me 111.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat