Kreditë me probleme, Banka e Shqipërisë: Në muajin mars pati një rritje të lehtë

Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë raporti i kredive me probleme në mars arriti në 3.85%, nga 3.8% që kishte qenë një muaj më parë. Por në një vlerësim vjetor ky tregues është në rënie. Raporti i kredive me probleme mbetet pranë niveleve më të ulët në 18 vitet e fundit.
Në vlerë absolute, kreditë me probleme kanë arritur vlerën e 36.9 miliardë lekëve, në rritje me 6% krahasuar me një vit më parë.
Në muajt e parë të këtij viti, ecuria e raportit të kredive me probleme ka qenë e luhatshme, duke shfaqur tendenca të ngjashme me vitin e kaluar.
Qysh vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë është shprehur e shqetësuar për rreziqet e një rritjeje të shpejtë të kredisë, sidomos në segmentin e financimit të pasurive të paluajtshme. Për këtë qëllim, duke filluar nga viti i kaluar janë aplikuar disa masa parandaluese prudenciale, si rritje e kërkesave për kapital ndaj bankave dhe vendosja e kufizimeve në parametrat e administrimit të riskut për huamarrësit në produktet e kredisë për blerjen e banesave.
Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar masat nuk kanë sjellë ndonjë frenim domethënës në ritmet e kredidhënies me qëllim financimin e blerjes së banesave. Por, gjasat janë që rritja e shpejtë e kredisë dhe rreziqet inflacioniste t’i shtyjnë bankat drejt një qasjeje më të kujdesshme për vitin 2026.
Pavarësisht një ngadalësimi të lehtë, kredia për ekonominë vazhdon të ndjekë një rritje të dyshifrore edhe në muajt e parë të këtij viti.
Totali i kredisë për ekonominë në fund të marsit arriti në 958.5 miliardë lekë, me një zgjerim të mëtejshëm prej 11.7 miliardë lekësh krahasuar me shkurtin. Kredia është në rritje vjetore me 10.6% më shumë krahasuar me marsin e vitit të kaluar.
Për momentin, kosto e riskut ngelet e kontrolluar dhe pa rritje shqetësuese, por megjithatë tremujori i parë i këtij tregoi një rritje të provigjioneve (fondeve rezervë) për humbjet nga kreditë e këqija.
Provigjionet për kreditë e humbura arritën vlerën 1.58 miliardë lekëve, në rritje me 70% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Fitimi neto i sektorit, i matur sipas standardeve mbikëqyrëse të Bankës së Shqipërisë, gjithashtu ka pësuar rënie, i ndikuar, mes të tjerash, edhe nga rritja e provigjioneve.
Për tremujorin, sektori bankar fitoi 6.9 miliardë lekë, 18% më pak krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Ibrahimaj në Berlin: Shqipëria rol aktiv në rajon për reformat e tregut të punës dhe kapitalin njerëzor
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor “Avancimi i Përbashkët i Politikave të Punësimit......
Karakaçi inspekton punimet në nënstacionin e OST, Elbasan 3: Investimi në rrjetin e transmetimit, i përgjigjet rritjes së kapaciteteve prodhuese të energjisë
Nënstacioni elektrik Elbasani 3 është një tjetër investim strategjik i Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Zhvillimet e fundit në sektor, veçanërisht......
Stacioni i trenit kthehet në Tiranë - ARRSH hap tenderin për segmentin 4.2 km, fondi limit 1.5 mld lekë
Rikthimi i stacionit të trenit në Tiranë parashikohet të kushtojë 1.5 mld lekë, pa TVSH teksa Hekurudha Shqiptare ka hapur tenderin për ndërtimin e......
Malaj: Të angazhuar për ndërtimin e një sistemi auditimi të brendshëm cilësor dhe të besueshëm
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në konferencën “Fuqizimi i Auditit të Brendshëm”, e cila u......
Rama: OBP, kapërcim i madh për transparencën dhe eficiencën në tendera
Kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), duke e konsideruar si një nga instrumentet kryesore të reformës në......
Prokurimet me IA, qeveria nis projektin për sistemin e ri - Rama: Shqipëria me tregues më pozitivë se mesatarja e BE për ofertuesit
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se po punohet për ngritjen e një sistemi të ri për prokurimet publike, i cili do të bazohet në inteligjencën......
A po bëhet Shqipëria destinacion i ri i të huajve? Infrastruktura në përmirësim dhe siguria po i japin vendit një imazh më modern
Që nga fillimi i vitit 2026, Shqipëria po shfaq një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së jetës, i nxitur nga forcimi i lidhjeve ndërkombëtare, zgjerimi i......
Bizneset, mbi 2200 shkelje të konstatuara - Nga moslëshimi i faturës tatimore, tek punonjësit e padeklaruar
Bizneset janë kapur me një sërë shkeljesh gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre ekonomik. Drejtoria e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren në Drejtorinë e......


