Shqipëria Postuar më 17 Nëntor 2025, 12:13

Hapet “drita jeshile” për rivlerësimin e pasurive - Nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2026, norma tatimore 5 %

Nga Elisabeta Dosku

Hapet “drita jeshile” për rivlerësimin e pasurive - Nga 1

Qytetarët shqiptarë do të kenë edhe një herë mundësinë për të kryer rivlerësimin e pasurive të paluajtshme në një afat të kufizuar, nga data 1 janar 2026 deri më 31 dhjetor 2026.

Kërkesat për rivlerësim të dorëzuara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të cilat nuk janë procesuar brenda datës 31 dhjetor 2026, konsiderohen si objekt rivlerësimi sipas këtij ligji, në rast se pagesa e tatimit bëhet deri më 31 mars 2027

Projektligji për “Rivlerësimin e pasurive të paluajtshme” është depozituar për diskutim në komisione kuvendore, dhe pas miratimit, jep mundësinë që banesat të rivlerësohen me një normë tatimore 5 për qind për ti çuar ato në vlerën aktuale të tregut.

Referuar draftit, zgjedhja e afatit një vjeçar është bërë duke pasur parasysh balancën midis kohës së mjaftueshme, për informimin dhe përgatitjen e qytetarëve, dhe nevojës për të ruajtur karakterin e përkohshëm të masës, në mënyrë që të mos deformohet funksioni normal i tregut.

Sipas draftit, rivlerësimi kryhet nga eksperte te licencuar dhe mbi diferencën e vlerës paguhet një tatim prej 5%, pa e përfshire ketë diference ne amortizimin tatimor.

Personat juridikë, për këtë rivlerÎsim, paguajnë 5 për qind të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar për pasuritë e paluajtshme.

Ky projektligj pritet të ketë gjithashtu ndikim pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit përmes rritjes së të ardhurave nga tatimi mbi rivlerësimin, i cili, pa pasur nevojë për ndryshime të normave tatimore ekzistuese.

Kjo është hera e katërt që aplikohet një fushatë rivlerësimi nga ana e qeverisë,  ku e para është bërë në vitet 2011-2013 me normë tatimore 1 %,  dyta në vitet 2016-2017  me normë tatimore 2 % dhe 2020-2022 me normë tatimore 3 %.  Në të tre proceset në total janë regjistruar mbi 254 mijë aplikime dhe vlera e tatimor e paguar është regjistruar në 23.5 miliardë lekë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat