Qeveria gjermane “nxit” industrinë vendase - Subvencionon çmimet e energjisë deri në vitin 2028

Koalicioni qeveritar i Gjermanisë ka rënë dakord të subvencionojë çmimet e energjisë për industrinë e rëndë gjatë tre viteve të ardhshme, në përpjekje për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë.
Kancelari Friedrich Merz tha se qeveria do të vendosë një çmim rreth 5 cent për kilovat/orë duke nisur nga 1 janari, deri në vitin 2028, për të “mbështetur kompanitë që përdorin sasi të mëdha energjie elektrike dhe përballen me konkurrencë ndërkombëtare”.
Bisedimet me Komisionin Ekzekutiv të Bashkimit Evropian për këtë plan janë pothuajse të mbyllura dhe “mendojmë se do të marrim miratimin,” tha Merz. Ministria e Financave e vlerësoi koston e pritshme të subvencioneve midis 3 dhe 5 miliardë eurove.
Ekonomia gjermane, më e madhja në Evropë, është tkurrur gjatë dy viteve të fundit dhe nuk ka parë rritje të dukshme prej shumë vitesh. Qeveria e Merz, e përbërë nga konservatorët dhe Socialdemokratët e qendrës së majtë, e ka shpallur rimëkëmbjen ekonomike prioritet që prej marrjes së detyrës në fillim të majit.
Megjithatë, rezultatet ende nuk kanë filluar të shfaqen. Këtë javë, paneli i këshilltarëve të pavarur ekonomikë të qeverisë parashikoi një rritje të zbehtë prej 0.9% vitin e ardhshëm, pas një zgjerimi prej vetëm 0.2% këtë vit.
Ekonomia e vendit, që mbështetet shumë te prodhimi dhe eksportet, është penguar nga një sërë faktorësh, duke përfshirë çmimet e larta të energjisë, konkurrencën nga prodhuesit kinezë të makinave dhe pajisjeve industriale, mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe burokracinë e tepërt.
Qeveria ka nisur një program për të nxitur investimet dhe ka krijuar një fond prej 500 miliardë eurosh për të financuar infrastrukturën e vjetëruar gjatë 12 viteve të ardhshme. Gjithashtu, synohet ulja e burokracisë dhe përshpejtimi i digjitalizimit të vendit.
Kina blen “fshehtas” sasi të mëdha ari - Shton rezervat për të reduktuar varësinë ndaj dollarit amerikan
Blerjet e pa raportuara të arit nga Kina mund të jenë më shumë se 10 herë më të mëdha se shifrat zyrtare, ndërsa vendi përpiqet në heshtje të diversifikojë......
Produktet shqiptare, më shumë drejt Spanjës e Greqisë/ Dy partnerët kryesorë me rritjen më të madhe të eksporteve në dhjetë muaj
Në Tetor 2025, eksportet e mallrave arritën në 31 mld lekë, duke shënuar një rritje të lehtë prej 1.0% krahasuar me Tetorin 2024 dhe një rritje mujore 14.5%......
Shqipëria çel grupkapitullin e fundit të negociatave - Rama: Do të bëjmë gjithçka që procesi mos të ndalet
Shqipëria ka çelur zyrtarisht grupkapitullin e fundit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama tha se......
Ekonomia e Zvicrës u tkurr për herë të parë në 2 vjet - Rënia me 0.5% reflekton ndikimin e tarifave amerikane para marrëveshjes
Ekonomia zvicerane u tkurr në tremujorin e tretë për herë të parë në më shumë se dy vjet, duke theksuar ndikimin që patën tarifat e larta të SHBA-së përpara......
10-mujori, Shqipëria pret mbi 11 milionë vizitorë - Ministri Gonxhja: 7% më shumë turistë se një vit më parë
Shqipëria po vijon të përjetojë rritje të fluksit turistik përgjatë vitit 2025. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në një postim në......
Greqi, numri i turistëve rritet me mbi 22% - Vetëm Serbia dhe Malta shënuan rezultate më të mira në Evropë
Greqia ka shënuar një nga rritjet më të mëdha të mbërritjeve ndërkombëtare në Evropë krahasuar me vitin 2019. Vendi gjithashtu duket se po përfiton nga......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka pasur luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.6 lekë në raport me javën që lamë pas......
Britania “braktis” planet për rritjen e taksave - Përmirësimi i parashikimeve fiskale i jep “frymëmarrje” qeverisë
Ministrja britanike e Financave, Rachel Reeves, nuk ka në plan të rrisë taksat mbi të ardhurat në buxhetin e këtij muaji, falë përmirësimit të parashikimeve......





