“Festivali Kombëtar i Sipërmarrjes” - Junior Achievement of Albania
Këtë të enjte dhe të premte, në datat 8-9 Maj 2025, tek Piramida e Tiranës dhe Innovation Hub Junior Achievement of Albania organizoi edicionin e 13të të GEN – E Albania - Festivali Kombëtar i Sipërmarrjes. 150 nxënësit e shkollave të mesme të përgjithshme e profesionale nga i gjithë vendi, u prezantuan me 26 kompanitë më të mira janë përzgjedhur mes 510 nxënës pjesë e programit “Kompanitë e Nxënësve” të Junior Achievement of Albania.
Më parë, gjatë muajit Prill këta nxënës dhe mbi 500 të tjerë, janë prezantuar në dy panaire Rajonale ne Berat dhe Shkodër, me kompani të krijuara nga vetë ata, pas një udhëtimi disa mujor në zbatimin e këtij moduli me zgjedhje në shkollat e tyre. GEN-E zhvillohet me mbështetjen strategjike dhe financiare të Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim – AADF, dhe kontributin financiar edhe të Tirana Bank për të 3-tin vit radhazi, si angazhim i saj intensiv për edukimin financiar në vend.
Ky aktivitet u përshëndet nga Bashkë- Drejtorët Ekzekutiv të Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim - AADF, Z. Martin Mata dhe Z. Aleksander Sarapuli, Chief Retail Banking Officer të Tirana Bank Znj. Lila Canaj, Drejtorit Ekzekutiv-së të Junior Achievement Europe, z. Salvatore Nigro dhe Drejtores Ekzekutive të Junior Achievement of Albania, Znj. Blerina Guga, të cilët përpos çmimeve përcollën në një mesazh frymëzues për të rinjtë pjesëmarrës, rëndësinë e edukimit financiar, sipërmarrjen dhe përgatitjen e brezave të ardhshëm.
Nga 26 kompanitë pjesëmarrëse, 9 ishin të fokusuara në zhvillimin e aplikacioneve/software-ve, 4 kishin krijuar pajisje smart dhe inovative, 2 produkte artizanale, 5 inovacionin në mjedis dhe bujqësi, dhe 6 kompani ishin të fokusuara në zgjidhje dhe shërbime mbi shëndetin mendor dhe mirëqenien.
Kompania më e mirë u përzgjodh SilverSprings nga shkolla "Arben Broci", Tiranë. Nxënësit pjesë e kësaj kompanie do të përfaqësojnë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Sipërmarrjes GEN-E, i cili do të mbahet nga 1–4 korrik në Athinë, Greqi.
Çmimi për idenë më inovative të biznesit iu dha kompanisë FIPLAST, ndërsa çmimi “Shoqëria Gati për Punë” u fitua nga kompania METAL ART nga Shkolla Profesionale e Korçës.
Mësuesi më i mirë i vitit u shpall Genci Nelaj, nga shkolla “Sherif Hoxha”, Koplik. Ndërkohë, Shoqëria me planin më të mirë të marketingut dhe shitjes u përzgjodh unanimisht ME'DIT, nga shkolla TES.
Ky aktivitet, tashmë një traditë e Junior Achievement of Albania prej 13 vitesh, u ofron të rinjve një mundësi unike për të zhvilluar aftësi sipërmarrëse dhe për t’u përgatitur për tregun e punës. Përmes këtij programi, ata përfshihen në procese praktike si menaxhimi financiar, krijimi i ideve inovative, puna në grup, marrja e vendimeve dhe drejtimi i suksesshëm i një kompanie.
Në një treg pune gjithnjë në ndryshim, të rinjtë kanë nevojë për aftësi praktike si kreativiteti, puna në ekip, vendosmëria, vetëbesimi dhe përgjegjësia. Këto elementë përbëjnë një nga synimet kryesore të angazhimit të Junior Achievement of Albania, duke e kthyer edukimin sipërmarrës në një mjet të fuqishëm për zhvillimin profesional dhe personal të të rinjve.
Gjatë këtij viti shkollor 2024- 2025, moduli “Kompanitë e Nxënësve” është zhvilluar në 41 shkolla të arsimit të mesëm të lartë, ku mbi 2000 të rinj, nën mbështetjen e mbi 50 mësuesve, kanë fituar njohuri dhe aftësi që do t’i ndihmojnë në rrugëtimin e tyre drejt suksesit profesional.
Festivali Rajonal i Kompanive te Nxënësve JAA, organizohet falë mbështetjes strategjike të Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim – AADF, në partneritet me Ministrinë së Arsimit dhe Sportit, Bashkinë Shkodër, dhe mbështetjen financiare të Tirana Bank.
Mbi JA of Albania:
Junior Achievement of Albania është një investim strategjik i AADF në fushën e arsimit. Fokusi i JAA në këto 13 vite ka qenë dhe mbetet aftësimi dhe frymëzimi i të rinjve për të qenë të suksesshëm në tregun global.
Edukimi financiar, edukimi për sipërmarrjen dhe edukimi për karrierën mundësohen prej vitesh tashmë përmes moduleve të JAA të integruara në lëndën e qytetarisë nga klasa e parë në klasën e tetë, përmes lëndës së Ekonomisë 12 në shkollën e mesme dhe dy moduleve me zgjedhje të JA “Kompania e nxënësve” dhe “Drejtues për një Ditë” në shkollat e arsimit të mesëm të lartë. Bashkë me programin e Debatit dhe Start UP ato u japin të rinjve dije e aftësi që i shoqërojnë gjatë gjithë jetës.
Ndersa AADF ka mbeshtetur hap pas hapi JAA, si pjese e portofolit te saj ne arsim, partneri i saj strategjik Ministria e Arsimit dhe Sportit ka mbeshtetur nder vite implementimin dhe integrimin e programeve te JAA ne 100% te sistemit te arsimit parauniversitar ne Shqiperi (JAA e vetmja nga organizatat neper bote qe ka kete mbulim).
Modulet e JAA zhvillohen në të gjithë sistemin e arsimit parauniversitar duke plotësuar njohurite dhe aftësite e edukimit ekonomik për nxënësit.

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? Luhatje të vlerës për Dollarin, Paundin e Frangën!
Dollari amerikan e ka nisur këtë ditë në vlera jo të qëndrueshme duke pësuar lëvizje të tyre në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me......

Zgjedhjet e 11 majit: Në Pogradec mbyllet numërimi votave: Fiton PS me 54.31 %
Në bashkinë e Pogradecit, të qarkut të Korçës ka përfunduar procesi i numërimit në të 106 qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas të......

Përfundon numërimi në qarkun e Beratit: PS fiton me 36’863 vota!
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit edhe në qarkun e Beratit. Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni......

Zgjedhjet e 11 majit/ Përfundon numërimi i votave në qarkun e Dibrës: Fiton Partia Socialiste!
Në qarkun e Dibrës, ku përfshihen bashkitë Bulqizë, Klos, Dibër dhe Mat, ka përfunduar plotësisht numërimi i kutive të votimit për zgjedhjet e 11......

Mbyllet procesi i numërimit në qarkun e Lezhës: Fituese, PD-ASHM me 45.13% të votave!
Në qarkun e Lezhës ka përfunduar numërimi i votave për subjektet zgjedhore që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe ka rezultuar fitues Koalicioni Partia......

Përfundon numërimi në bashkinë e Vlorës: PS fiton me 59,43% të votave!
Në bashkinë e Vlorës ka përfunduar numërimi i votave për subjektet zgjedhore që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe Partia Socialiste ka......

Drejt përfundimit numërimi në Qarkun Tiranë: Kryeson Partia Socialiste!
Në qarkun e Tiranës procesi i numërimit të votave është drejt përfundimit dhe deri më tani janë numëruar 1120 qendra votimi nga 1282 që janë në total. Sipas......

Numërohen mbi 38 mijë zarfe nga diaspora: Aktualisht PS kryeson me 21’305 vota, PD e dyta!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit për votuesit nga jashtë. Në......