Shqipëria Postuar më 13 Maj 2025, 10:07

Përfundon numërimi në qarkun e Beratit: PS fiton me 36’863 vota!

Nga Edel Strazimiri

Përfundon numërimi në qarkun e Beratit: PS fiton me 36’863

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit edhe në qarkun e Beratit.

Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rang qarku Partia Socialiste ka fituar me 36’863 vota ose 57.64% në total, e dyta është renditur Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore e cila ka marrë 19’486 vota ose në total 30.47%.

·         Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 4’555 vota

·         Partia Mundësia ka marrë 1’359 vota

·         Lëvizja Bashkë ka marrë 638 vota

·         Partia Socialdemokrate ka marrë 250 vota

·         Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 417 vota

·         Koalicioni Djathtas për Zhvillim 42 vota

·         Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 113 vota.

·         Lëvizja Atdheu ka marrë 122 vota

·         Partia Aleanca Demokracia e Re 64 vota

Përfundon numërimi në qarkun e Beratit: PS fiton me 36’863

Për sa i përket votave për bashkitë, në bashkinë e Beratit Partia Socialiste ka fituar 15 454 vota ose 55.33% në total, e dyta renditet Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore e cila ka marrë 9355 vota ose 33.49% në total. Nisma Shqipëria Bëhet renditet e treta dhe ka marre 1655 vota ose 5.93% në total.

Në bashkinë Dimal, fituese është Partia Socialiste me 6365 ose 52.97% në total. Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 3’133 vota ose në total 26.07%. E treta renditet Nisma Shqipëria Bëhet me 1’789 vota.

Në bashkinë Kuçovë, Partia Socialiste ka marrë 8’303 vota ose 59.63% në total, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 4’429 vota ose 31.81% në total. E treta renditet Nisma Shqipëria Bëhet me 619 vota.

Në bashkinë Poliçan, Partia Socialiste ka marrë 3’127 vota ose 67.33% në total, Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 981 vota ose 21.12% në total. Nisma Shqipëria Bëhet renditet e treta me 372 vota ose 8.01 në total.

Në bashkinë e Skraparit, Partia Socialiste ka marrë 3’614 vota ose 66.46% në total, Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1’588 vota ose 29.20% në total. Nisma Shqipëria Bëhet e treta më 120 vota.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat