Shqipëria Postuar më 13 Maj 2025, 10:04

Zgjedhjet e 11 majit/ Përfundon numërimi i votave në qarkun e Dibrës: Fiton Partia Socialiste!

Nga Edel Strazimiri

Zgjedhjet e 11 majit/ Përfundon numërimi i votave në qarkun e

Në qarkun e Dibrës, ku përfshihen bashkitë Bulqizë, Klos, Dibër dhe Mat, ka përfunduar plotësisht numërimi i kutive të votimit për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në qarkun e Dibrës janë numëruar fletët e votimit në të 222 qendrat e votimit në të katër bashkitë, ku Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 32’146 vota ose 56,19% të votave.

Koalicioni Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 21’790 vota ose 38,09%  të votave, Partia Socialdemokrate ka marrë 1’315 vota ose 2,30%; Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 666 vota ose 1,16 % të votave, Partia Koalicioni Euroatlantik 629 vota ose 1,10%; Partia Mundësia 310 vota ose 0,54% të votave.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat