Shqipëria Postuar më 13 Maj 2025, 09:50

Përfundon numërimi në bashkinë e Vlorës: PS fiton me 59,43% të votave!

Nga Edel Strazimiri

Përfundon numërimi në bashkinë e Vlorës: PS fiton me

Në bashkinë e Vlorës ka përfunduar numërimi i votave për subjektet zgjedhore që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe Partia Socialiste ka rezultuar fituese me 29’499 vota ose 59,43%.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, nga numërimi i të 232 qendrave të votimit rezulton se PS ka marrë 59,43% të votave ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 12’521 vota ose 25,23% të tyre.

Forcë e tretë në këtë qark renditet Partia Mundësia me 3’671 vota ose7,4%, e ndjekur nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 1’947 vota ose 3,92%.

Përfundon numërimi në bashkinë e Vlorës: PS fiton me

Ndërkohë Lëvizja Bashkë ka marrë 718 vota ose 1,45%, e ndjekur nga Partia Koalicioni Euroatlantik me 463 vota ose 0,93%, dhe Partia Socialdemokrate me 288 vota ose 0,58%.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat