Shqipëria Postuar më 11 Maj 2025, 11:16

Celibashi raporton për procesin e votimit deri më tani!

Nga SCAN TV

Celibashi raporton për procesin e votimit deri më tani!

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në konferencën e parë për mediat gjatë ditës së zgjedhjeve, informoi mbi ecurinë e procesit deri në orën 11:00:

"Në këto momente, asnjë qendër votimi e pahapur apo e bllokuar. 8% e QV janë hapur me vonesë, ndërmjet orës 7:00 - 8:00. Në 5% nuk kanë qenë të gjithë anëtarët. Në të gjitha QV ka patur vëzhgues.

Në 5% të QV ka patur tensione ndërmjet anëtarëve të QV dhe pretendime se ka patur persona të paautorizuar Kemi një raportim që lidhet me PAK. Janë 21% e rasteve që ne kemi kërkuar informacion, pasi jo në të gjitha rastet janë ndihmuar.

6% e rasteve ka patur bllokime, por situata është stabilizuar. Në 5% të QV kemi raste të mosrespektimit të distancës pre 150 m. Vetëm në 4 qendra votimi nuk është paraqitur operatori, për identifikimin elektronik që janë të vendosusa në Dropull. Po bëhet identifikim manual.

2 raste të pranisë së kandidatëve për deputet të pranishëm në QV. Kjo është e ndaluar. Votimi elektronik në Njësinë 10 dhe Vorë, procesi po shkon normalisht. Nuk është raportuar asnjë problem.

Për rastin e Qarkun Vlorë: Është kompetencë e Komisionit Rregullator zgjatja e procesit të votimit përtej orës 19:00.

Presim një dërgesë të zarfeve nga diaspora, por ende nuk kemi një shifër. Kemi rakorduar me DHL që mbërritja të jetë brenda orës 17:00, që të kenë mundësi të administrohen nga KQZ", tha ai.

Sondazh

Poll
Shqipëria 11 Maj Diamila Leka

Si ndahen garuesit sipas qarqeve?

Zgjedhjet Parlamentare të 11 majit, shënojnë një moment të rëndësishëm për demokracinë shqiptare, jo vetëm për shkak të rëndësisë politike që mbartin, por......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat