Britania, 1 në 10 njerëz nuk ka kursime - Rregullatori financiar: 1/4 e qytetarëve kanë qëndrueshmëri të ulët financiare
Miliona njerëz po ecin në një rrugë të tendosur financiare, me një në 10 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar që nuk kursen aspak para, sipas raportit të fundit.
Kjo i lë qytetarët shumë të ekspozuar ndaj goditjeve ekonomike dhe të prekshëm ndaj rritjes së faturave, sipas anketës së Autoritetit të Sjelljes Financiare (FCA). Për më tepër, nivelet e ankthit dhe stresit ishin relativisht të larta, veçanërisht midis atyre të ngarkuar nga borxhet.
Por rregullatori tha se situata nuk ishte përkeqësuar që kur filloi kriza e kostos së jetesës dhe ndihma falas ishte në dispozicion për ata që përballeshin me probleme.
Anketa mbi Jetën Financiare është një pikë referimi për gjendjen e financave të vendit, me gati 18,000 njerëz të pyetur për mënyrën si i trajtojnë paratë.
Të dhënat sugjerojnë se 13 milionë njerëz apo një e katërta e popullsisë adulte në Mbretërinë e Bashkuar, kanë qëndrueshmëri të ulët financiare. Kjo do të thotë se ata kanë borxhe që janë të vështira për t'u menaxhuar, kursime të ulëta dhe kanë lënë disa fatura pa i paguar.
Kjo mbeti e pandryshuar në krahasim me anketën e mëparshme, të publikuar në vitin 2022, pavarësisht presionit të shkaktuar nga inflacioni dhe rritja e faturave thelbësore mbi financat personale.
Rreth 10% e të anketuarve nuk kishin kursyer aspak para, ndërsa 21% kishin më pak se 1,000 paund kursime. Një total prej 2.8 milionë njerëzish kanë borxhe të vazhdueshme të kartave të kreditit.
Gati 12 milionë njerëz ndihen të mbingarkuar ose të stresuar, për shkak të çështjeve financiare, përfshirë 40% të të rriturve me kredi që thonë se vuajnë nga ankthi.
Rreth 3.8 milionë pensionistë janë të shqetësuar se nuk kanë para të mjaftueshme për të mbyllur muajin.
Raporti gjithashtu sugjeron se përdorimi i teknikës "bli tani, paguaj më vonë" është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Rreth 40% e prindërve të vetëm dhe 35% e grave të moshës midis 25 dhe 34 vjeç përdorin këto produkte kredie.
Në përgjithësi, gati gjysma e të rriturve kanë borxhe të papaguara të pasigurta, ku paratë e marra hua nuk mbështeten nga asete.
Sondazh

Franca në ekonominë shqiptare/ E pranishme, por jo dominuese. Partneriteti ekonomik drejt thellimit
Vizita zyrtare e Presidentit francez Emmanuel Macron në Tiranë, vjen në një moment simbolik, por edhe me domethënie ekonomike. Ndërkohë që fokusi politik......

“Investoni në Shqipëri, pikë kyçe në Mesdhe” - Presidenti francez Macron apel investitorëve nga e gjithë bota
Nga Samiti Ekonomik Ndërkombëtar, Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka inkurajuar investitorët nga e gjithë bota që të investojnë në Shqipëri, duke e......

Çfarë kërkojnë investitorët nga Evropa? - Samiti Ekonomik në Tiranë/ “EU duhet të zgjohet, ka burokraci”
Biznesmenë dhe politikanë nga Evropa dhe bota, kanë ngritur shqetësimet me të cilat përballen sipërmarrjet për të investuar në këtë kontinent. Në Samitin......

Në 5 vite, 2415 vetëprodhues energjie - Tendencë rritëse vit pas viti, kryesojnë konsumatorët privatë dhe familjarë
Numri i konsumatorëve që vetëprodhojnë energjinë elektrike ka pësuar rritje progresive në 5 vitet e fundit, për të arritur në 2415 klientë deri në fund të......

“Furnizimi global me naftë tejkalon pritshmëritë” - IEA parashikon ngadalësim të kërkesës, për shkak të makinave elektrike
Furnizimi botëror me naftë do të rritet më shpejt se sa pritej këtë vit, ndërsa Arabia Saudite dhe anëtarët e tjerë të OPEC+ heqin dorë nga shkurtimet e......

“Armëpushimi tregtar 90-ditor, i pamjaftueshëm” - Pekini bën thirrje për zgjatjen e afatit, ndërsa palët nisin lehtësimet
Global Times, që mbështetet nga shteti kinez, tha se armëpushimi 90-ditor i tarifave midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës gjatë bisedimeve tregtare në......

Shqipëri-Moldavi/ Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe shkëmbimin e njohurive në integrimin europian
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur sot Zëvendëskryeministren për Integrimin Europian të Moldavisë, Cristina Gherasimov. Të......

Rama: Po diskutojmë përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përfshirjen e Francës në projektin për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, ndërsa u ndal edhe te projektet e tjera të......