“Investoni në Shqipëri, pikë kyçe në Mesdhe” - Presidenti francez Macron apel investitorëve nga e gjithë bota
Nga Samiti Ekonomik Ndërkombëtar, Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka inkurajuar investitorët nga e gjithë bota që të investojnë në Shqipëri, duke e cilësuar vendin tonë si të qëndrueshëm, të besueshëm, si dhe si pikë kyçe në mesdhe.
“Është e shkëlqyer t’ju kemi juve në Evropë, e di që vini nga vende të ndryshme të botë. Ky është një vend i qëndrueshëm dhe i besueshëm. Dhe në këtë botë të çmendur mos nënvlerësoni forcën e cilësive të tilla. Dhe jam shumë i lumtur që jam këtu, përtej shakave më kryeministrin Edi Rama, sepse këtu në Shqipëri ju qartësisht gjeni një portë hyrëse në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe është një pikë kyçe në Mesdhe. Kështu që ju inkurajoj të investoni në Shqipëri sepse keni një udhëheqje të fortë, dhe ne dy vitet që vijnë ai do ti bashkohet EU. Kështu që ju inkurajoj të investoni dhe të besoni në Evropë sepse kemi nevojë për besimin e investimeve tuaja në mënyrë që të bëjmë realitet agjendën tonë ambicioze”.
Ndërsa në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama, gjithashtu kishte një apel për investitorët dhe kërkoi me shumë besim, përkthyer në investime.
“Ky shtet do më shumë dhe ka nevojë për më shumë njerëz që të besojnë tek dhe gjëja e mirë që kemi ne në Shqipëri është që jemi shokë të mire të shumë vendeve. Jemi partnerë strategjikë të EU, US dhe jemi partner të afërt të Arabisë Saudite dhe shohim me admirim vizionin dhe ambicien që po ndodh në këto vende. Ne jemi në një vend të mirë të që tentojmë dhe mësojmë nga realitete të ndryshme dhe të marrim më të mirën e tyre. Ne jemi të vetëdijshëm që koha që po jetojmë është e komplikuar dhe trendi në botë është polarizimi dhe definimi i polarizimit është mbyllja e nja epoke dhe fillimi i një të reje”.
Dy liderët vunë theksin tek nevoja që ka Evropa për të ndryshuar dhe për të përqafuar një epokë të re. Ndërtimi i një tregu të vetëm evropian dhe ulja e burokracive u cilësuan si prioritete kyçe me qëllim nxitjen e investimeve.
Sondazh

Çfarë kërkojnë investitorët nga Evropa? - Samiti Ekonomik në Tiranë/ “EU duhet të zgjohet, ka burokraci”
Biznesmenë dhe politikanë nga Evropa dhe bota, kanë ngritur shqetësimet me të cilat përballen sipërmarrjet për të investuar në këtë kontinent. Në Samitin......

Në 5 vite, 2415 vetëprodhues energjie - Tendencë rritëse vit pas viti, kryesojnë konsumatorët privatë dhe familjarë
Numri i konsumatorëve që vetëprodhojnë energjinë elektrike ka pësuar rritje progresive në 5 vitet e fundit, për të arritur në 2415 klientë deri në fund të......

“Furnizimi global me naftë tejkalon pritshmëritë” - IEA parashikon ngadalësim të kërkesës, për shkak të makinave elektrike
Furnizimi botëror me naftë do të rritet më shpejt se sa pritej këtë vit, ndërsa Arabia Saudite dhe anëtarët e tjerë të OPEC+ heqin dorë nga shkurtimet e......

“Armëpushimi tregtar 90-ditor, i pamjaftueshëm” - Pekini bën thirrje për zgjatjen e afatit, ndërsa palët nisin lehtësimet
Global Times, që mbështetet nga shteti kinez, tha se armëpushimi 90-ditor i tarifave midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës gjatë bisedimeve tregtare në......

Shqipëri-Moldavi/ Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe shkëmbimin e njohurive në integrimin europian
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur sot Zëvendëskryeministren për Integrimin Europian të Moldavisë, Cristina Gherasimov. Të......

Rama: Po diskutojmë përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përfshirjen e Francës në projektin për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, ndërsa u ndal edhe te projektet e tjera të......

Rritja e kapaciteteve në Forcat e Armatosura - Rama: Të punojmë për një sistem mbrojtës më efikas. Macron: 3.5% e PBB është e mirë në vijim
Me sytë nga mbrojtja si një tregues për forcimin dhe bashkëpunimin e sektorit ushtarak në Shqipëri. Ky është lajmi kryesor që u dha nga konferenca për media......

Cili është bilanci i sigurisë në punë? - Mbi 27 mijë punësime dhe rritje të trajnimeve profesionale
Gjatë vitit 2024, programi “Tregu i Punës” dhe ai i “Inspektimit në Punë” kanë shënuar rezultate të konsiderueshme në drejtim të përmirësimit të shërbimeve......