Shqipëria Postuar më 17 Maj 2025, 10:55

Rama: Po diskutojmë përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Nga Edel Strazimiri

Rama: Po diskutojmë përfshirjen e Francës në ndërtimin

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përfshirjen e Francës në projektin për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, ndërsa u ndal edhe te projektet e tjera të bashkëpunimit në fushën e turizmit të qëndrueshëm, energjisë së rinovueshme e trajtimit të mbetjeve.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Francës Emmanuel Macron, Rama informoi se në takim u fol mbi mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe në këtë drejtim do të shikohet më tutje në komunikime të drejtpërdrejta se si mund të materializohet përfshirja e Francës.

Duke folur për bashkëpunimin me Agjencinë Franceze të Zhvillimit, Rama informoi se kjo agjenci hyri në Shqipëri me nxitjen e presidentit për të ndihmuar në procesin e rindërtimit pas tërmetit.

“Agjencia ka bërë një punë të jashtëzakonshme në Durrës me ujësjellësin, por është këtu për të vazhduar të mbështesë projekte të tjera në energji të rinovueshme dhe turizëm të qëndrueshëm”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri theksoi se “duam ta fuqizojmë marrëdhënie edhe në drejtim të administrimit të ujërave, ku Franca është kampione e inovacionit, eksperiencës dhe ka kompani të cilat operojnë në të gjithë botën”.

Presidenti i Republikës Franceze Emmanuel Macron, foli mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku theksoi rëndësinë e përparimit të këtij procesi.

Macron ndërkaq nënvizoi domosdoshmërinë që procesi të vazhdojë, për të ruajtur besueshmërinë dhe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme për të dyja palët.

“Uroj që javët e ardhme të rifillojmë dialogun me Prishtinën dhe Beogradin, sepse secili vend është përballur me vështirësi politike e sociale për të bërë të mundur avancimin. Është e rëndësishme për gjithë rajonin. Mendoj se kërkesat janë legjitime, s’mund të lëmë të vendoset një dialog i tërthortë, nuk është mënyra korrekte për të avancuar. Të paktën kemi një vullnet për qëllimin e avancimit për sigurinë e Europës. Për bashkimin e saj duhet ta bëjmë këtë udhë, por është legjitime të kemi ekzigjenca për këtë gjë. Nuk është ide e mirë kurrë kur mundohemi t’i përçajmë linjat apo të vëmë në dyshim procesin. Do vazhdojmë të ecim me forcë, do t’i riangazhojmë, ne do shkojmë krahas partnerëve europianë që gjërat të avancojnë në Kosovë. Për NATON dhe ekzigjencën e saj”, deklaroi Macron. 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat