Në 5 vite, 2415 vetëprodhues energjie - Tendencë rritëse vit pas viti, kryesojnë konsumatorët privatë dhe familjarë
Numri i konsumatorëve që vetëprodhojnë energjinë elektrike ka pësuar rritje progresive në 5 vitet e fundit, për të arritur në 2415 klientë deri në fund të vitit 2024. Sipas të dhënave zyrtare për periudhën 2020-2024 autokonsumatorët kanë shënuar rritje të ndjeshme, sidomos në 3 vitet e fundit. Më konkretisht, në vitin 2020 regjistroheshin vetëm 59 klientë që e prodhonin vetë energjinë për nevojat e tyre, ndërsa në vitin 2021 u shtuan edhe 115 të tjerë. Ndërkohë, rritja ishte e lartë në vitin 2022 me 625 klientë, apo 443% më shumë se viti paraardhës. Në vitin 2023 u shtuan edhe 729 vetëprodhues të tjerë, ndërsa numri më i lartë u regjistrua në vitin 2024, kur u miratuan aplikimet e 887 klientëve.
Me këto impainte të miratuar dhe të lidhur me rrjetin elektrik, kapaciteti total i instaluar nga vetëprodhuesit ka arritur në 216.823 mWp. Ndërkaq, të ndarë sipas llojit të klientit, privatët kryesojnë me 1645 konsumatorë, ndërsa pas tyre vijnë familjarët me 705 konsumatorë. Po ashtu, të dhënat tregojnë se janë 51 institucione shtetërore si bashki, ministri apo institucione arsimore që kanë instaluar panele diellore për gjenerimin e energjisë, si dhe 15 konsumatorë jobuxhetorë, ku përfshihen ujësjellësa, poliklinika apo qendra shëndetësore.
Sipas Entit Rregullator të Energjisë, këto të dhëna reflektojnë një diversifikim të kategorive të konsumatorëve që po investojnë në energjinë e rinovueshme, duke mbështetur angazhimin e vendit për të rritur prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme dhe për të mbështetur krijimin e një mjedisi të pastër energjetik.
Sondazh

“Furnizimi global me naftë tejkalon pritshmëritë” - IEA parashikon ngadalësim të kërkesës, për shkak të makinave elektrike
Furnizimi botëror me naftë do të rritet më shpejt se sa pritej këtë vit, ndërsa Arabia Saudite dhe anëtarët e tjerë të OPEC+ heqin dorë nga shkurtimet e......

“Armëpushimi tregtar 90-ditor, i pamjaftueshëm” - Pekini bën thirrje për zgjatjen e afatit, ndërsa palët nisin lehtësimet
Global Times, që mbështetet nga shteti kinez, tha se armëpushimi 90-ditor i tarifave midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës gjatë bisedimeve tregtare në......

Shqipëri-Moldavi/ Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe shkëmbimin e njohurive në integrimin europian
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur sot Zëvendëskryeministren për Integrimin Europian të Moldavisë, Cristina Gherasimov. Të......

Rama: Po diskutojmë përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përfshirjen e Francës në projektin për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, ndërsa u ndal edhe te projektet e tjera të......

Rritja e kapaciteteve në Forcat e Armatosura - Rama: Të punojmë për një sistem mbrojtës më efikas. Macron: 3.5% e PBB është e mirë në vijim
Me sytë nga mbrojtja si një tregues për forcimin dhe bashkëpunimin e sektorit ushtarak në Shqipëri. Ky është lajmi kryesor që u dha nga konferenca për media......

Cili është bilanci i sigurisë në punë? - Mbi 27 mijë punësime dhe rritje të trajnimeve profesionale
Gjatë vitit 2024, programi “Tregu i Punës” dhe ai i “Inspektimit në Punë” kanë shënuar rezultate të konsiderueshme në drejtim të përmirësimit të shërbimeve......

Sektori postar, 2.7 mld lekë të ardhura në 2024 - AKEP: Objektet u shpërndanë më shpejt, rreth 97% e tyre në 1 ditë pas pranimit
Tregu postar ka vijuar të zgjerohet edhe gjatë vitit 2024. Sektori postar është sektor i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare dhe përbën një nga sektorët me......

Evropa “përgatit” monedhën digjitale - BQE shpreson të arrijë një marrëveshje deri në fillim të vitit 2026
Banka Qendrore Evropiane shpreson të ketë të gjitha vendimet politike në fuqi deri në fillim të vitit të ardhshëm për krijimin e euros digjitale. Më pas do......