Franca në ekonominë shqiptare/ E pranishme, por jo dominuese. Partneriteti ekonomik drejt thellimit
Vizita zyrtare e Presidentit francez Emmanuel Macron në Tiranë, vjen në një moment simbolik, por edhe me domethënie ekonomike. Ndërkohë që fokusi politik qëndron tek integrimi europian i Shqipërisë dhe stabiliteti në rajon, një vështrim mbi marrëdhëniet ekonomike tregon një potencial ende të pashfrytëzuar mes dy vendeve, sipas të dhënave të “Scan Intel”.
Franca ka qenë një partnere tregtare e pranishme, por jo dominuese për Shqipërinë ndër vite. Shifrat e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve janë karakterizuar nga disa luhatje, duke reflektuar ndjeshmërinë ndaj zhvillimeve rajonale dhe globale.
Në vitin 2013 u shënua kulmi i deritanishëm, me përkatësisht 20 miliardë lekë shkëmbime tregtare. Më pas, dinamika ra ndjeshëm, për të rikuperuar gradualisht nga viti 2018 e në vijim.
Megjithatë, partneriteti ekonomik duket se është thelluar ndjeshëm në vitin që lamë pas. Në vitin 2024, shkëmbimet tregtare arritën shumë pranë nivelit histroik, në 19.2 miliardë lekë, një rritje me rreth 9% krahasuar me vitin 2023, por ende nën nivelet e dekadës së kaluar.
Ndërkohë, nga ana tjetër, sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, investimet direkte franceze në Shqipëri gjatë vitit 2024 vlerësohen në rreth 66 milionë euro, duke përbërë rreth 4% të totalit të investimeve të huaja direkte në vend. Kjo e rendit Francën në vendin e shtatë mes investitorëve të huaj, pas vendeve si Holanda dhe Italia
Investimet franceze janë përqendruar kryesisht në sektorë si energjia, shërbimet financiare, logjistika dhe teknologjia.
Pas takimit midis Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, në praninë e tyre u shkëmbyen marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe turizmit.
Mes pritshmërive politike dhe simbolikës historike, marrëdhëniet ekonomike Shqipëri–Francë kanë nevojë për një injeksion të ri konkret dhe të qëndrueshëm për të kaluar nga retorika në realitet, gjë e cila me marrëveshjet e reja duket se do të rritet.
Sondazh

“Investoni në Shqipëri, pikë kyçe në Mesdhe” - Presidenti francez Macron apel investitorëve nga e gjithë bota
Nga Samiti Ekonomik Ndërkombëtar, Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka inkurajuar investitorët nga e gjithë bota që të investojnë në Shqipëri, duke e......

Çfarë kërkojnë investitorët nga Evropa? - Samiti Ekonomik në Tiranë/ “EU duhet të zgjohet, ka burokraci”
Biznesmenë dhe politikanë nga Evropa dhe bota, kanë ngritur shqetësimet me të cilat përballen sipërmarrjet për të investuar në këtë kontinent. Në Samitin......

Në 5 vite, 2415 vetëprodhues energjie - Tendencë rritëse vit pas viti, kryesojnë konsumatorët privatë dhe familjarë
Numri i konsumatorëve që vetëprodhojnë energjinë elektrike ka pësuar rritje progresive në 5 vitet e fundit, për të arritur në 2415 klientë deri në fund të......

“Furnizimi global me naftë tejkalon pritshmëritë” - IEA parashikon ngadalësim të kërkesës, për shkak të makinave elektrike
Furnizimi botëror me naftë do të rritet më shpejt se sa pritej këtë vit, ndërsa Arabia Saudite dhe anëtarët e tjerë të OPEC+ heqin dorë nga shkurtimet e......

“Armëpushimi tregtar 90-ditor, i pamjaftueshëm” - Pekini bën thirrje për zgjatjen e afatit, ndërsa palët nisin lehtësimet
Global Times, që mbështetet nga shteti kinez, tha se armëpushimi 90-ditor i tarifave midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës gjatë bisedimeve tregtare në......

Shqipëri-Moldavi/ Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe shkëmbimin e njohurive në integrimin europian
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur sot Zëvendëskryeministren për Integrimin Europian të Moldavisë, Cristina Gherasimov. Të......

Rama: Po diskutojmë përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përfshirjen e Francës në projektin për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, ndërsa u ndal edhe te projektet e tjera të......

Rritja e kapaciteteve në Forcat e Armatosura - Rama: Të punojmë për një sistem mbrojtës më efikas. Macron: 3.5% e PBB është e mirë në vijim
Me sytë nga mbrojtja si një tregues për forcimin dhe bashkëpunimin e sektorit ushtarak në Shqipëri. Ky është lajmi kryesor që u dha nga konferenca për media......