“Boom” pagesash me kartë në 2025 - BSH: Rritje me 42% të atyre në POS. Shqiptarët po i “largohen” parasë fizike
Blerjet në dyqane apo pagesat për shërbime në bare, restorante dhe të tjera, kanë filluar të kryhen gjerësisht me kartë dhe jo me para në dore. Viti 2025 po tregon një zhvendosje nga mënyra tradicionale e kryerjes së pagesave me para në dorë drejt asaj elektronike.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në tremujorin e dytë të këtij viti rezultojnë të jenë shtuar 2779 terminale të reja POS, duke e çuar numrin total të tyre në gati 28 mijë.
Për sa i përket pagesave të realizuara me kartë në këto terminale, shifrat tregojnë një rritje me 42% në krahasim me janar-qershor 2024. Konkretisht, në gjysmën e parë të 2025 rezultojnë të jenë kryer 12.5 milion pagesa me kartë në POS-e.
Gjithashtu, nëpërmjet kartës janë realizuar pagesa me vlerë 48.3 miliardë lekë në terminalet POS gjatë periudhës janar-qershor.
Pavarësisht se bizneset që zotërojnë një terminal POS janë në rritje, janë të shumta edhe ato biznese, sidomos në qytetet më të vogla të vendit, që nuk e kanë një të tillë. Nuk janë të pakta edhe rastet kur një dyqan mban një POS, por nuk e vendos në përdorim të qytetarit për bleje më pak se 300 lekë ose 1500 lekë.
Për të pasur një mbulim të plotë të bizneseve me terminale POS dhe për të plotësuar kërkesat e qytetarëve apo turistëve që duan të paguajnë me kartë, por që shpesh nuk ofrohet si mënyrë pagese nga bizneset, është e nevojshme që bankat tregtare të ulin komisionet e përdorimit të POS-eve.
Në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027 parashikohet që brenda këtij viti të krijohet një grup pune mes Ministrisë së Financave, Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Bankave për të ulur komisionet e përdorimit të terminaleve POS mes bankave të nivelit të dytë dhe bizneseve, me synim nxitjen e pagesave elektronike.
Ndërkohë, kompania amerikane e kartave bankare Mastercard, nisi nga 1 maji zbatimin e një programi në Shqipëri për ofrimin e 4750 terminale POS falas për 1 vit. Qeveria shqiptare synon që deri në fund të vitit 2030 të reduktojë plotësisht, por për këtë duhet ngritur fillimisht infrastruktura e nevojshme që pagesat me kartë të mundësohen kudo dhe kurdo.

Fatura më të larta energjie për britanikët - Nga tetori, rregullatori do të rrisë çmimin tavan me 2%
Miliona familje britanike do të shohin rritje të faturave të energjisë nga tetori, pasi rregullatori i energjisë Ofgem rriti çmimin kufi me 2%. Kjo vjen......

Më shumë punëtorë nga Ukraina në Shqipëri - Paga më e lartë se në vendin e tyre, motiv kryesor për të ardhur
Shtetas ukrainas që edhe për shkak të luftës, apo individë nga vendet aziatike si Bangladeshi apo India, që për shkak edhe të nivelit të pagave zgjedhin që......

Sërish rritje në tregun valutor – Forcohen Dollari, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar edhe këtë të mërkurë rritje të vlerës sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë sot me 83 lekë dhe duke u shitur me 84.3......

Kina “shtron rrugën” për makinat e së ardhmes - Vendi, lider në hartimin e standardeve për automjetet pa shofer
Kina ka shënuar përparim të jashtëzakonshëm në drejtimin autonom dhe teknologjitë e reja të automjeteve, duke u bërë një nga vendet udhëheqëse në përcaktimin......

“BE mbron të drejtën sovrane për të vendosur” - Blloku reagon pas kërcënimit të Trump për kompanitë e teknologjisë
Aleanca e brishtë midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara u përkeqësua më tej pas një kërcënimi të papritur nga Presidenti Donald Trump. Ai......

Vera 2025, ndër më të nxehtat në Spanjë - Temperaturat ekstreme u nxitën nga vala historike e gushtit
Vera e vitit 2025 pritet të renditet si një nga dy më të nxehtat e regjistruara ndonjëherë në Spanjë, pothuajse duke barazuar vitin 2022. Të dyja këto......

Tarifat e SHBA ndaj Indisë hyjnë në fuqi - Dyfishohen taksat ndaj importeve të mallrave indiane
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dyfishoi tarifat për mallrat nga India deri në 50% dhe ato hynë në fuqi, duke përshkallëzuar tensionet......

Rivlerësimi i pasurive, rekomandime mbi draftin - Dhoma Amerikane: Ndryshime për dhurimin e pronave dhe bizneset
Draftligji i ri për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, i cili do të lejojë pronarët, qofshin individë apo biznese, të përditësojnë vlerën e pasurive të......