Shqipëria Postuar më 27 Gusht 2025, 10:39

Sërish rritje në tregun valutor – Forcohen Dollari, Franga dhe Paundi!

Nga Edel Strazimiri

Sërish rritje në tregun valutor – Forcohen Dollari, Franga dhe

Dollari amerikan ka regjistruar edhe këtë të mërkurë rritje të vlerës sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë sot me 83 lekë dhe duke u shitur me 84.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane është blerë sot me 96.8 lekë dhe është shitur me 97.7 lekë duke mos shënuar luhatje të ndjeshme të kuotës nga dita që lamë pas.

Franga zvicerane ka pasur rritje të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e martë është blerë sot me 102.9 lekë dhe është shitur me 104.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik gjithashtu është forcuar mëngjesin e sotëm pasi është blerë sot në raport me dje me 111.6 lekë dhe është shitur me 113.1 lekë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat