Tarifat e SHBA ndaj Indisë hyjnë në fuqi - Dyfishohen taksat ndaj importeve të mallrave indiane
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dyfishoi tarifat për mallrat nga India deri në 50% dhe ato hynë në fuqi, duke përshkallëzuar tensionet midis dy partnerëve strategjikë.
Një tarifë ndëshkuese prej 25% e vendosur për shkak të blerjeve të naftës ruse shtohet mbi tarifën ekzistuese prej 25% për shumë produkte nga India. Kjo e çon totalin e doganave deri në 50% për mallra si veshje, stoli të çmuara, këpucë, pajisje sportive, mobilje dhe kimikate. Këto masa janë ndër më të lartat e vendosura nga SHBA dhe në të njëjtin nivel me ato të Brazilit dhe Kinës. Tarifat e reja rrezikojnë mijëra eksportues të vegjël dhe vende pune, duke përfshirë shtetin e kryeministrit Narendra Modi, Gujaratin.
Ministria e Tregtisë në Indi nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Megjithatë, një zyrtar i ministrisë, duke folur në kushte anonimiteti, tha se eksportuesit e prekur nga tarifat do të marrin ndihmë financiare dhe do të diversifikojnë tregjet e tyre drejt Kinës, Amerikës Latine dhe Lindjes së Mesme.
Një njoftim i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së për dërguesit ofron një përjashtim trejavor për mallrat indiane që janë ngarkuar në anije dhe janë në tranzit drejt SHBA-së para fillimit të afatit. Këto mallra mund të hyjnë ende në SHBA me normat më të ulëta të tarifave deri më 17 shtator.
Gjithashtu përjashtohen çeliku, alumini dhe produktet e tyre derivuese, automjetet për pasagjerë, bakri dhe mallra të tjera që janë subjekt i tarifave të veçanta deri në 50% sipas ligjit të tregtisë për sigurinë kombëtare.
Zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë në Indi thonë se tarifa mesatare për importet nga SHBA është rreth 7.5%. Nga ana tjetër, zyra e Tregtisë në SHBA ka nënvizuar taksa deri në 100% për automjetet dhe një normë mesatare të tarifës prej 39% për produktet bujqësore amerikane.

Rivlerësimi i pasurive, rekomandime mbi draftin - Dhoma Amerikane: Ndryshime për dhurimin e pronave dhe bizneset
Draftligji i ri për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, i cili do të lejojë pronarët, qofshin individë apo biznese, të përditësojnë vlerën e pasurive të......

OBP i kurseu buxhetit 26.5 milionë euro - Gonxhja: Kjo ndodhi falë prokurimeve transparente dhe menaxhimit efikas
Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka arritur që ti kursejë buxhetit të shtetit 26,5 milionë euro. Këtë shifër e ka publikuar ministri i Ekonomisë,......

Kur e sigurojnë jetën shqiptarët? - AMF: Rreth 77% e kontratave të këtij produkti vijnë për shkak të kredimarrjes
Sigurimi i jetës vijon të mbetet në nivele shumë të ulëta në Shqipëri. Sipas Gjeografisë së Sigurimeve të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare,......

AAPSK dhe UNICEF Shqipëri nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për transformimin e pasurive të konfiskuara në hapësira sociale për fëmijët dhe komunitetin
Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe UNICEF Shqipëri nënshkruan sot një Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim......

Dimal Basha zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës - Basha: Fokusi tek zhvillimi ekonomik i vendit dhe një shtet sovran
Pas gjashtë muajve ngërç politik, Kuvendi i Kosovës ka një kryeparlamentar të ri. Deputetët e kanë zgjedhur Dimal Bashën me 73 vota pro, 30 kundër dhe 3......

“E ardhmja e Serbisë, në BE” - Presidenti Vuçiç, i gatshëm për dialog me protestuesit
Serbia dhe qeveria e saj mbeten të përkushtuara ndaj dialogut, pavarësisht refuzimit të protestuesve për të pranuar ofertat për debat publik apo zgjedhje të......

Rimbursimi i TVSH, 130 milionë euro u kthehen bizneseve - 7 mujori/ Vetëm në Qershor u rimbursuan 43 milionë euro
Afro 130 milionë euro u janë kthyer mbrapsht bizneseve në vend në 7 muaj, në formën e TVSH të paguar, përmes procedurës së rimbursimit. E ndarë sipas......

Menaxhimi i aseteve publike nga Korporata e Investimeve - Raporti i Altax: Nevojiten mekanizma të fortë transparence e kontrolli
Për të nxitur një zhvillim ekonomik më të shpejtë, Shqipëria ka vënë në fokus mobilizimin e aseteve publike, me qëllim kapërcimin e kufizimeve financiare. Në......