Kreditimi vijon me ritme rekord/ Shënon nivelin më të lartë prej 2018-ës, financim i lartë për individët, sidomos për blerje banese
Huaja e re gjatë Korrikut është rritur ndjeshëm, pranë nivelit më të lartë që prej Korrikut të vitit 2018-të, kur totali i huasë së re regjistrohej në 29.5 miliardë lekë. Të dhënat më të fundit të "Bankës së Shqipërisë" tregojnë se totali i huasë së re gjatë Korrikut të këtij viti fiksohet pranë 29.3 miliardë lekëve. Pra, ky nivel është i dyti më i lartë që nga Korriku i vitit 2016-të. Rritja krahasuar më të njejtën periudhë të një viti më parë fiksohet në 30.9%.
Segmenti që duket se ka dhënë ndikimin kryesor në këtë rritje të kreditimit është treguesi i huasë për individët. Ky i fundit regjistron 8.6 miliardë lekë kredi të re gjatë Korrikut. Në këtë rast bëhet fjalë për vlerën më të lartë, të paktën që prej vitit 2016 kur nis edhe seria kohore e statistikave publike të Bankës së Shqipërisë në lidhje me këtë tregues.
Treguesi tjetër, ai i kredisë së re sektorin privat është regjistruar gjithashtu në rritje gjatë Korrikut të këtij viti, duke u vlerësuar pranë 20.7 miliardë lekëve, Kjo shifër vihet re të jetë e dyta më e lartë, pas Korrikut të vitit 2018-të.
Kredia për blerje banese nga individët regjistrohet gjithashtu në rritje, pranë 4.1 miliardë lekëve, nga mbi 3.7 miliardë lekë që kishte qenë gjatë rekordit të mëparshëm në Korrikun e vitit 2021.
Rritjen më të madhe në këtë segment e regjistron pikërisht kredia e re për blerje banese në lekë, që është ngjitur pranë vetëm 3.2 miliardë lekëve dhe është rritur me 72%, krahasuar me Korrikun e vitit 2023. Ndërkohë, kredia e re për blerje banesash në euro arriti në 920 milionë lekë, nga 897.7 milionë që ishte në vitin 2023.
Sondazh

Shqipëria mbështetet në rreth 1,200 zjarrfikës/ Eurostat: Jemi ndër vendet me normën më të ulët në raport me të punësuarit gjithsej
Të dhënat historike të 30 viteve të fundit tregojnë rritje të numrit të ditëve me temperatura mbi 35 gradë celsius dhe të netëve me temperatura mbi 20 gradë.......

A po "frenohen" pritjet për rreth 14 milionë të huaj? Ngadalësohet rritja e hyrjeve në Korrik të këtij viti
Shifrat e lëvizjes së shtetasve për muajin Korrik të këtij viti flasin për rreth 1.8 milionë shtetas të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar. Krahasuar me......

Jo vetëm lindjet, por edhe vdekjet "kërcënojnë" popullsinë/ Në 10 qarqe të vendit u regjistruan më pak bebe
Të dhënat demografike në tre muajt e dytë të vitit aktual tregojnë se numri i lindjeve dhe i fataliteteve paraqiten në drejtim të kundërt, por të dy treguesit......

Çmimet e konsumit, rënie të lehtë në korrik/ Inflacioni arriti në 2.1%. “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me rritjen më të lartë
Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) në korrik ka regjistruar një rënie të papërfillshme krahasuar me muajin paraardhës. Ndërkohë, që në bazë vjetore ka arritur......

9.2% më shumë punonjës informal në një vit/ Analiza: Rajonet dhe sektorët më të prekur në Shqipëri
Sipas të dhënave të publikuara nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në vitin 2023, është vënë re një rritje e ndjeshme prej 9.2% e......

“Kriza” në eksportet e tekstileve dhe këpucëve/ Zhvlerësimi i euros dhe rritja e kostove "godasin" sektorin fason
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, eksportet kanë përjetuar një tkurrje të ndjeshme. Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë periudhës janar-qershor 2024,......

Qarqet ndryshojnë preferencat për kursime/ “Rikthimi” i euros. Cili po shton kursimet dhe cili po shpenzon?
Analiza e "Scan Intel" mbi të dhënat zyrtare nga "Banka e Shqipërisë" ka nxjerrë në pah një tablo interesante për ecurinë e depozitave sipas qarqeve. Duke......

Për çfarë qëllimi u përdor huaja bankare?/ Rekord financimi për individët dhe bizneset në qershor
Kredia e re për muajin qershor të vitit 2024, fiksohet pranë 31.2 miliardë lekëve, që përkthehet në rreth 309 milionë euro. Qershori është një prej muajve që......