“Kriza” në eksportet e tekstileve dhe këpucëve/ Zhvlerësimi i euros dhe rritja e kostove "godasin" sektorin fason

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, eksportet kanë përjetuar një tkurrje të ndjeshme. Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë periudhës janar-qershor 2024, vlera e eksporteve të mallrave shënoi një ulje prej 14.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Grupi kryesore që ka kontribuar në këtë ulje është “Tekstile dhe këpucë” me -5.4 pikë përqindje.
"Scan Intel" ka analizuar të dhënat për këtë kategori në mënyrë që të kuptojë trendet mujore dhe vjetore. Tekstilet dhe këpucët përbëjnë grupin më të rëndësishëm në eksportet totale me një peshë prej 27.8%. Shifrat evidentojnë qartë se ky sektor ka treguar një tendencë rënëse për një periudhë të gjatë kohore.
Në gjysmën e parë të vitit, eksportet e tekstileve dhe këpucëve arritën në 55.41 miliardë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2023, vlera ishte 68.1 miliardë lekë. Pra, brenda një viti, eksportet kanë rënë me 23%.
Nëse analizojmë të dhënat mujore, vëmë re se vlera më e lartë e eksporteve ka qenë në muajt shkurt dhe maj, ku u eksportuan përkatësisht 93.5 miliardë lekë dhe 93.7 miliardë lekë tekstile dhe këpucë. Edhe në vitin 2023, muaji maj shënon kulmin e eksporteve për këtë kategori.
Në vlera nominale, ndryshimet vjetore tregojnë se muaji mars ka shënuar rënien më të forte të eksporteve të tekstileve dhe këpucëve me 25%, ndjekur nga maji me 24.3%, dhe janari me 18.6%. Ndërsa gjatë muajve shkurt dhe qershor, eksportet kanë rënë me 15%.
Industria e fasonerisë po përballet me sfida të shumta, përfshirë rritjen e kostove dhe zhvlerësimin e euros, që ul të ardhurat e tyre kur konvertohen në lekë. Gjatë periudhës janar-qershor 2023, një euro u këmbye mesatarisht me 114 lekë, sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, ndërsa për të njëjtën periudhë të këtij viti, këmbehet me 100.37 lekë, ose gati 12% më pak.
Sondazh

Qarqet ndryshojnë preferencat për kursime/ “Rikthimi” i euros. Cili po shton kursimet dhe cili po shpenzon?
Analiza e "Scan Intel" mbi të dhënat zyrtare nga "Banka e Shqipërisë" ka nxjerrë në pah një tablo interesante për ecurinë e depozitave sipas qarqeve. Duke......

Për çfarë qëllimi u përdor huaja bankare?/ Rekord financimi për individët dhe bizneset në qershor
Kredia e re për muajin qershor të vitit 2024, fiksohet pranë 31.2 miliardë lekëve, që përkthehet në rreth 309 milionë euro. Qershori është një prej muajve që......

Rritet numri i të papunëve afatgjatë/ Me një normë prej 71%, renditemi të dytët në Europë për vitin 2023
Nga 10.9% që ishte shkalla e papunësisë në vitin 2022, në vitin 2023 u ul me 0.2 pikë përqindje, duke arritur në 10.7%. Gjatë vitit 2023, numri i të papunëve......

Çfarë mallrash morëm nga Greqia dhe Turqia?/ Në 6-mujorin e parë importuam kryesisht ushqim, pije, duhan dhe materiale ndërtimi
Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin qershor të këtij viti, të publikuara nga INSTAT, tregojnë për një rritje të importeve me 2.1% duke arritur kështu......

Çmimet në Shqipëri, sa në Gjermani/ Inflacioni sipas metodës së Eurostat arriti në 2.5% në Qershor
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, tregues ky që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë......

Kreditë me probleme i rikthehen rënies në maj/ Zbritën në 4.81%, përmirësohet cilësia e portofolit të huave
Në muajin maj të këtij viti, kreditë e pashlyera në afat kanë shënuar një rënie të lehtë, pas rritjes që patën gjatë prillit, duke shfaqur kështu sinjale të......

Kontrasti i të dhënave demografike/ Nga Gjirokastra, në Shkodër! Çfarë të rejash solli Censi i popullsisë?
Në harkun kohor të 12 viteve, popullsia e Shqipërisë ka pësuar një rënie të ndjeshme me rreth 420 mijë banorë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.......

Kredia e re arrin në 33.5 mld lekë/ Shifrat e muajit Maj flasin për një rekord të ri
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, ka një ngadalësim në dhënien e kredive të reja gjatë muajit maji për individët dhe......