9.2% më shumë punonjës informal në një vit/ Analiza: Rajonet dhe sektorët më të prekur në Shqipëri

Sipas të dhënave të publikuara nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në vitin 2023, është vënë re një rritje e ndjeshme prej 9.2% e numrit të punëmarrësve informal të konstatuar gjatë inspektimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Informaliteti, përfshin marrëdhëniet e punës që funksionojnë jashtë kornizave ligjore dhe rregulloreve shtetërore.
Në këtë kontekst, "Scan Intel" ka kryer një analizë të thelluar të shifrave për të kuptuar më mirë gjendjen e rekrutimit të punonjësve në gjashtë rajonet kryesore të vendit. Ndërsa disa rajone kanë arritur përparime të ndjeshme drejt formalizimit të marrëdhënieve të punës, të tjerat ende përballen me sfida të konsiderueshme.
Tirana, si qendra kryesore ekonomike e Shqipërisë, mbart numrin më të madh të punëmarrësve gjithsej, me 152,320 individë. Nga të cilët 643 punëmarrës janë informal, që përbëjnë 0.4% të totalit. Në Vlorë kemi 25,860 punëmarrës gjithsej dhe 309 prej tyre janë informal, duke përbërë 1.2% të totalit. Ndërsa, Korça, me një total prej 14,467 punëmarrësish, tregon një shkallë më të lartë informaliteti. Punonjësit informal në këtë rajon përbëjnë 2.8% të totalit.
Dibra ka 168 punonjës informal nga 8,487 punëmarrës gjithsej, ndërsa në Shkodër janë 374 punëmarrës informal nga 7,688 gjithsej duke e pozicionuar atë si rajonin me shkallën më të lartë të informalitetit. Nga ana tjetër, Gjirokastra duket më e qëndrueshme me vetëm 72 punonjës informal nga 6,143 gjithsej.
Por, si paraqitet punësimi në sektorin privat sipas aktiviteteve kryesore të ekonomisë? Shifrat tregojnë se në ndërtim dhe tregti shkalla e informalitetit është më e lartë. Konkretisht 3.1% dhe 2.2% e punëmarrësve gjithsej në këto sektorë janë informalë.
Nga ana tjetër, ndërmarrjet prodhuese, që kanë numrin më të lartë të të punësuarve me 80,928 individë, tregojnë një shkallë relativisht të ulët të informalitetit prej 0.4%. Ky është një tregues i përpjekjeve të suksesshme për formalizim në këtë sektor.
Në të kundërt, sektori i transportit dhe telekomunikacionit paraqitet si shembulli më pozitiv, me punëmarrës që janë të pajisur me kontrata individuale, janë mbi 18 vjeç, dhe të siguruar, duke zbatuar kështu Kodin e Punës.
Sondazh

“Kriza” në eksportet e tekstileve dhe këpucëve/ Zhvlerësimi i euros dhe rritja e kostove "godasin" sektorin fason
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, eksportet kanë përjetuar një tkurrje të ndjeshme. Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë periudhës janar-qershor 2024,......

Qarqet ndryshojnë preferencat për kursime/ “Rikthimi” i euros. Cili po shton kursimet dhe cili po shpenzon?
Analiza e "Scan Intel" mbi të dhënat zyrtare nga "Banka e Shqipërisë" ka nxjerrë në pah një tablo interesante për ecurinë e depozitave sipas qarqeve. Duke......

Për çfarë qëllimi u përdor huaja bankare?/ Rekord financimi për individët dhe bizneset në qershor
Kredia e re për muajin qershor të vitit 2024, fiksohet pranë 31.2 miliardë lekëve, që përkthehet në rreth 309 milionë euro. Qershori është një prej muajve që......

Rritet numri i të papunëve afatgjatë/ Me një normë prej 71%, renditemi të dytët në Europë për vitin 2023
Nga 10.9% që ishte shkalla e papunësisë në vitin 2022, në vitin 2023 u ul me 0.2 pikë përqindje, duke arritur në 10.7%. Gjatë vitit 2023, numri i të papunëve......

Çfarë mallrash morëm nga Greqia dhe Turqia?/ Në 6-mujorin e parë importuam kryesisht ushqim, pije, duhan dhe materiale ndërtimi
Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin qershor të këtij viti, të publikuara nga INSTAT, tregojnë për një rritje të importeve me 2.1% duke arritur kështu......

Çmimet në Shqipëri, sa në Gjermani/ Inflacioni sipas metodës së Eurostat arriti në 2.5% në Qershor
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, tregues ky që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë......

Kreditë me probleme i rikthehen rënies në maj/ Zbritën në 4.81%, përmirësohet cilësia e portofolit të huave
Në muajin maj të këtij viti, kreditë e pashlyera në afat kanë shënuar një rënie të lehtë, pas rritjes që patën gjatë prillit, duke shfaqur kështu sinjale të......

Kontrasti i të dhënave demografike/ Nga Gjirokastra, në Shkodër! Çfarë të rejash solli Censi i popullsisë?
Në harkun kohor të 12 viteve, popullsia e Shqipërisë ka pësuar një rënie të ndjeshme me rreth 420 mijë banorë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.......