Shqipëria mbështetet në rreth 1,200 zjarrfikës/ Eurostat: Jemi ndër vendet me normën më të ulët në raport me të punësuarit gjithsej
Të dhënat historike të 30 viteve të fundit tregojnë rritje të numrit të ditëve me temperatura mbi 35 gradë celsius dhe të netëve me temperatura mbi 20 gradë. Temperatura të larta kanë pushtuar vendin tonë këtë verë, sidomos në muajin gusht, i cili është shoqëruar me shtimin e vatrave të zjarrit kryesisht në sipërfaqet pyjore, por duke rrezikuar edhe zonat e banuara dhe tokat bujqësore. Përveç kërcënimit të drejtpërdrejtë në jetë njerëzish, zjarret përfaqësojnë edhe një faturë direkte për ekonominë e vendit dhe për mijëra biznese, duke marrë në konsideratë varësinë e ekonomisë së vendit nga sektori i bujqësisë.
“Scan Intel” është fokusuar edhe njëherë në një analizë mbi zjarrëfikësit, kapacitetet tona në këtë drejtim dhe krahasimin me Europën. Janë kryqëzuar të dhënat më të fundit të “Agjencisë Europiane të Statistikave” me ato të “Ministrisë së Brendshme” për të parë se sa zjarrfikës ka në vendin tonë dhe në Europë në raport me të punësuarit gjithsej.
Sipas Ministrisë ndërkohë, shërbimi zjarrfikës në vend numëron rreth 1,297 punonjës, por le të theksojmë se jo të gjithë janë zjarrfikës. Nga ana tjetër, në vitin 2023, kishte rreth 362 mijë zjarrfikës profesionistë në vendet e Bashkimit Europian, që përfaqësonin 0.18% të punësimit total në BE. Por sa përfaqësojnë në Shqipëri? Nga një përllogaritje e thjeshtë del se në Shqipëri norma është 0.19%. Norma i referohet raportit mbi totalin e të punësuarve me pagë në vendin tonë, që sipas "Institutit të Statistikave" fiksohet në rreth 650 mijë. Në rast se këtë përllogaritje do ta bënim mbi totalin e të punësuarve gjithsej, ku klasifikohen edhe të vetëpunësuarit në bujqësi, atëherë norma do të zbriste në vetëm 0.09%, pra dy herë më e ulët se norma në Bashkimin Europian.
Nëse analizojmë vendet e Europës, shohim se raportin më të lartë të numrit të zjarrfikësve ndaj totalit të të punësuave e ka Kroacia me 0.49%, pasuar nga Greqia dhe Estonia me 0.39% secila. Ndërkohë, vendet me normën më të ulët janë Holanda dhe Zvicra.
Sipas të dhënave të “Ministrisë së Brendshme” shërbimi zjarrfikës i bashkive ka sot 147 automjete zjarrfikëse (duke përfshirë këtu edhe automjete zjarrfikëse mbështetëse si autoshkalla, autobote, etj.) Në 61 bashkitë në vend janë instaluar 70 stacione zjarrfikëse, nga 38 që ishin në 2014, me 1,297 punonjës.
Por, përpos numrit të zjarrfikësve, sa e mbrojtur është Shqipëria nga ndryshimet klimatike?
Përgjigjen na e jep "Universiteti i Notre Damme", i cili ka kryer një prej studimeve më serioze dhe të thelluara në këtë drejtim, duke renditur 192 shtete të botës për nga gatishmëria dhe rreziku i secilit shtet ndaj feonomenit. Shqipëria renditet e 80-ta në botë në indeksin e përgjithshëm, duke mbajtur vendin e fundit në Europë.
Pra, sipas këtij indeksi duket se Shqipëria është e papërgatitur nga ndryshimeve klimatike dhe vulnerabël ndaj fenomenit, duke reflektuar si cenueshmërinë ashtu edhe gatishmërinë.
Sondazh

A po "frenohen" pritjet për rreth 14 milionë të huaj? Ngadalësohet rritja e hyrjeve në Korrik të këtij viti
Shifrat e lëvizjes së shtetasve për muajin Korrik të këtij viti flasin për rreth 1.8 milionë shtetas të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar. Krahasuar me......

Jo vetëm lindjet, por edhe vdekjet "kërcënojnë" popullsinë/ Në 10 qarqe të vendit u regjistruan më pak bebe
Të dhënat demografike në tre muajt e dytë të vitit aktual tregojnë se numri i lindjeve dhe i fataliteteve paraqiten në drejtim të kundërt, por të dy treguesit......

Çmimet e konsumit, rënie të lehtë në korrik/ Inflacioni arriti në 2.1%. “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me rritjen më të lartë
Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) në korrik ka regjistruar një rënie të papërfillshme krahasuar me muajin paraardhës. Ndërkohë, që në bazë vjetore ka arritur......

9.2% më shumë punonjës informal në një vit/ Analiza: Rajonet dhe sektorët më të prekur në Shqipëri
Sipas të dhënave të publikuara nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në vitin 2023, është vënë re një rritje e ndjeshme prej 9.2% e......

“Kriza” në eksportet e tekstileve dhe këpucëve/ Zhvlerësimi i euros dhe rritja e kostove "godasin" sektorin fason
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, eksportet kanë përjetuar një tkurrje të ndjeshme. Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë periudhës janar-qershor 2024,......

Qarqet ndryshojnë preferencat për kursime/ “Rikthimi” i euros. Cili po shton kursimet dhe cili po shpenzon?
Analiza e "Scan Intel" mbi të dhënat zyrtare nga "Banka e Shqipërisë" ka nxjerrë në pah një tablo interesante për ecurinë e depozitave sipas qarqeve. Duke......

Për çfarë qëllimi u përdor huaja bankare?/ Rekord financimi për individët dhe bizneset në qershor
Kredia e re për muajin qershor të vitit 2024, fiksohet pranë 31.2 miliardë lekëve, që përkthehet në rreth 309 milionë euro. Qershori është një prej muajve që......

Rritet numri i të papunëve afatgjatë/ Me një normë prej 71%, renditemi të dytët në Europë për vitin 2023
Nga 10.9% që ishte shkalla e papunësisë në vitin 2022, në vitin 2023 u ul me 0.2 pikë përqindje, duke arritur në 10.7%. Gjatë vitit 2023, numri i të papunëve......